Tensionohet protesta para Kuvendit, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Është tensionuar sërish situata në protestën që po zhvillohet jashtë Kuvendit, ndërsa brenda godinës vijon seanca plenare.
Pas përdorimit të një sasie të konsiderueshme të sprajit lotsjellës nga forcat e policisë, protestuesit kanë hedhur tymuese në drejtim të efektivëve.
Nga pamjet e publikuara, zona është mbuluar nga tymi i zi, ndërsa policia po përpiqet të zmbrapsë dhe të shpërndajë protestuesit.
Situata mbetet e tensionuar, ndërsa protesta zhvillohet paralelisht me seancën plenare në Kuvend.m.k