E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestuesit qëndrojnë paqësisht pranë ministrisë së Brendshme, policia hedh gaz lotsjellës dhe ujë ndaj tyre

Disa protestues qëndronin pranë Ministrisë së Brendshme, të ndarë nga pjesa tjetër e protestuesve që ishin zhvendosur drejt Kryeministrisë.

Këta qytetarë po qëndronin në mënyrë paqësore dhe nuk po kryenin akte dhune. Pavarësisht kësaj, policia ka përdorur ndaj tyre ujë me presion dhe gaz lotsjellës.

Ndërhyrja e forcave të policisë erdhi ndërsa protestuesit qëndronin të shpërndarë në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Mesa duket qëllimi i ndërhyrjes ishte shmangia e grumbullimit të protestuesve në një pikë të vetme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›