Protestuesit sulmojnë një bazë ushtarake në Sana
Protestuesit e mbështetur nga ushtarët, të cilët kanë kaluar në anën e opozitës, sulmuan bazën e elitës së Gardianëve Republikanë në Sana-kryeqytetin e Jemenit.
Sipas raporteve të mediave, mijëra protestuesë dhe opozitarë ushtarakë sulmuan bazën pa shkrepur asnjë plumb. Gardianët Republikanë thuhet se u larguan nga ndërtesa duke lënë prapa armët e tyre.
Sulmi i bazës shënon fillimin e mosmarrëveshjeve ndërmjet mbështetësve të presidentit, Ali Abdullah Saleh, dhe protestuesve që kërkojnë përfundimin e regjimit të tij 33 vjeçar.
Sulmi i bazës erdhi pas vrasjes të më shumë se 50 protestuesve nga snajperistët e forcave pro-qeveritare.
Aktualisht, Saleh gjendet në Arabinë Saudite ku po merr një trajtim shëndetësor pas sulmit ndaj tij në muajin qershor.
Ndërkohë, një ndërmjetësues i Kombeve të Bashkuara dhe sekretari i përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim në Gjirin e vendeve të rajonit të Jemenit, po qëndrojnë në Sana me synimin për t`i dhënë fund krizës.