Protestuesit sulojmë me gurë selinë e Partisë Socialiste, Policia i largon

TIRANË, 18 tetor /ATSH/ Një grup protestuesish sulmuan sot me gurë dhe shkopinj godinën e selisë së Partisë Socialiste në kryeqytet. Ata thyen xhamat dhe dëmtuan derën kryesore të selisë së PS.
Ndërkohë, brenda selisë ishin një grup i sigurisë së mbrojtjes së kësaj selie, që iu përgjigj turmës deri në mbërritjen e forcave të policisë.
Policia ndërhyri me gaz dhe ujë për shpërndarjen e turmës.
1 nga 12/e.i/