Tensione nga bulevardi te sheshi “Skënderbej”, protestuesit hedhin molotovë, policia përgjigjet me plumba gome dhe gaz lotsjellës

TIRANË, 18 tetor /ATSH/ Protesta e studentëve, aktivistëve të shoqërisë civile dhe qytetarëve është shoqëruar me tensione në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë Kryeministrisë.
Pasi mbërritën në zonën përpara Kryeministrisë, ku Policia kishte vendosur një kordon sigurie dhe tre autobotë me ujë, një grup protestuesish hodhën gurë, mjete piroteknike dhe sende të tjera të forta në drejtim të forcave të Policisë së Shtetit.
Forcat e rendit u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës dhe ujë me presion, me qëllim shpërndarjen e protestuesve, duke i shtyrë ata drejt zonës së Parkut Rinia.
Protesta, që sot shënon ditën e gjashtë, është shoqëruar sërish me tensione. Tubimi nisi pranë Ministrisë së Arsimit, vijoi te selia e Partisë Socialiste dhe më pas u zhvendos drejt Kryeministrisë.
Tensionet u përshkallëzuan më tej gjatë orëve të pasdites, kur forcat e Policisë së Shtetit i shtynë protestuesit nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” drejt sheshit “Skënderbej”, ku situata u tensionua edhe më shumë.
Grupe protestuesish hodhën bomba molotov dhe gurë në drejtim të efektivëve të Policisë të pozicionuar në zonë. Një prej policëve ka marrë flakë. Ndërkohë, autobotët ndërhynë me ujë me presion për të shpërndarë turmën, ndërsa forcat e rendit përdorën sasi të mëdha gazi lotsjellës.
Gjatë përplasjeve u forcat e rendit përdorën edhe plumba manovër në drejtim të forcave të Policisë së Shtetit.
Vijon…
1 nga 74/e.i/a.f/