Protestuesit thyejnë xhamat e një filiali banke te “Kullat Binjake”, policia ndan gazetarët nga protestuesit me kordonin e FNSH
Tensionet në protestë janë rikthyer mbrëmjen e sotme te protesta para kryeministrisë.

Policia ndau gazetarët nga protestuesit duke e shtyrë të gjitha grupet e xhirimet të mediave lart te Hotel Rogner dhe duke i bërë barrikadë.
Ndërkohë një grup të rinjsh pranë Kryeministrisë sulmuan filialin e një banke te Kullat Binjake duke thyer xhama.