Berisha ne Gose te Kavajes Mbeshtetje per fermeret
Mbështetjen për fermëret deklaron se e ka më të mirën të mundshme, por disa ditë para zgjedhjeve zbriti sërish tek fermerët për t’i pyetur sërish
Në projektin e demokratëve premtimet kryesore morën fuqi para se fermerët të shkojnë tek kutia e votimit. Tani i druhen se nëse Berisha humbet zgjedhjet premtimet e mbetura nuk do të realizohen.
“Ta japim edhe këtë radhe votën që të gjithët ato premtime t’i marrim. Por Edi Rama do e pësojë më keq se kutitë. 4 vjet do merret me ato që ka premtuar duke thënë kjo s’bëhet e kjo s’bëhet”.
Një tjetër banor është Jabanxhi në fshat, por e ka marrë përsipër t’i bëjë kryeministrit edhe komplimentet edhe kërkesat e bashkëfshatarëve.
“Zoti të dhantë shëndet je i palodhur. Para dhjetë ditësh ishe këtu erdhe prapë. Jam nga vilbashtova. Problemi që shqetëson fshatin janë dy: një kanal kullues që është mbushur me dhera, dhe lumi Shkumbin që ka devijuar shumë”.
“Derdhja e Shkumbinit është në trajtim, do t’i japim zgjidhje të padiskutueshme. do t’i mbrojmë tokat e tyre. Po bëjmë studimin. Sa i përket kanalit do i kërkoja absolutisht bordit të kullimit e ministrit të marrin masa për pastrimin e tij”.
Administrata mbetet ende problem, ndonjëherë përballë presionit të gjobës zgjedhin të japin ryshfetin.
U largua duke iu rrëfyer një secret.