E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamëz, tension mes partive për flamujt elektoralë

TIRANË- Vazhdojnë edhe mbrëmjen e sotme tensionet e krijuara një natë më parë në Bashkinë Kamëz, pas vendosjes së flamujve elektoralë. Simpatizantë të Partisë Socialiste kanë pasur përplasje me simpatizantë të PD-së, pas vendosjes së posterave flamujve elektoralë për zgjedhjet e 8 majit.

Kryetari i Partisë Socialiste në Kamëz, Sulë Cara deklaron se simpatizantët e majtë janë vënë në mbrojtje të flamujve dhe posterave elektoralë, ndërsa denoncon militantët e PD, me pretendimin se duan të heqin flamujt me forcë.

“Denoncojmë militant e PD-së që duan të heqin flamujt e PS-së. Nuk ikim që këtu pa marrë garanci”,- tha Cara.

Në vendngjarje ndodhet edhe kandidati i PS për bashkinë e Kamzës, Ragip Suli, si edhe forca policie për garantimin e rendit.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›