Shqiperi Dita Boterore e romeve Debat kunder diskriminimit dhe varferise
Dita Boterore e Romeve ishte rasti i dyte sot brenda pak ditesh qe ne Tirane po diskutohet me vemendje te madhe per te drejtat e kesaj pakice pas incidentit te dhunshmem ne muajin shkurt kur 60 familje rome u perzune me force nga banesat e tyre te perkohshme ne nje shesh afer qendres.
Perfaqesuesi i Bashkimit Amaro-Drom Skender Veliu tha ne konferencen kombetare per nje shoqeri pa racizem dhe pa diskriminim se ngjarja ne afersi te stacionit te trenit ishte nje ngjarje e rende dhe nje mesazh per te qene te vemendshem ndaj problemeve e halleve te shumta te pakices rome. Zoti Veliu thote se kerkesa kryesore e romeve eshte arsimimi sepse 40 per qind e femijeve rom braktisin shkollat. Pastaj vijne strehimi shendetesia dhe me radhe veshtiresite sociale ekonomike.
Ndersa presidenti Bamir Topi tha se shteti dhe shoqeria shqiptare po e shton gjithnje e me shume kujdesin ndaj pakicave dhe sidomos asaj rome. Ai tha se romet jane pjese e historise dhe kultures se Shqiperise. Ai u beri thirrje te ndjekin dhe te degjojne me vemendje kandidatet per bashkiake sepse shume probleme te tyre lidhen me pushtetin vendor dhe sidomos duhet te marrin pjese ne votime sepse kjo eshte nje e drejte e tyre.
Shqiperia eshte duke zbatuar nje strategji afatgjate per integrimin e romeve megjithate ngjarja e dhunshme e 20 shkurtit ndaj 60 familjeve rome tronditi opinionin publik. OSBE SHBA dhe BE u bene thirrje autoriteteve shqiptare qe te hetojne largimin me dhune te familjeve rome nga vendbanimi i tyre prane stacionit te trenit dhe tu ofrojne ndihme te shperngulurve. Ne deklaraten e tyre te perbashket tre ambasadoret e OSBE SHBA dhe BE bashkohen me perfaqesuesit e shoqerise civile ne thirrjen per ti dhene fund diskriminimit dhe dhunes ndaj familjeve dhe femijeve rome.