E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protokolli mbetet nje ceshtje e hapur

Zijadin Gashi

Ndonese ceshtja e protokollit te EULEX-it me Serbine per institucionet e Kosoves ishte shpallur ceshtje e mbyllur, kjo teme vazhdon te trajtohet ne debatet e zyrtareve kosovare dhe atyre te Bashkimit Evropian. Njeheresh, te henen, Komisioni Parlamentar per Politike te Jashtme ka diskutuar ceshtjen e protokollit edhe me zevendeskryeministrin Hajredin Kuci dhe ne fund i ka ofruar mbeshtetje Qeverise dhe presidentit per pozicionin e deritashem, sipas te cilit asnje marreveshje nderkombetare nuk mund te nenshkruhet pa institucionet e Kosoves. Zevendeskryeministri Hajredin Kuci tha se i kishte siguruar deputetet ne kete Komision Parlamentar se Qeveria nuk do ta mbeshtese zbatimin e asnje marreveshjeje ne Kosove, e cila nuk e ka nenshkrimin dhe mbeshtetjen e institucioneve. "Une mendoj se per ashtu cfare ka qene dhe eshte protokolli, 'jo'-ja ka qene e hershme dhe do te jete pergjithmone. Nuk eshte ceshtje e hershme ose e vonshme, mendoj se eshte ceshtje e mbrojtjes se interesit nacional. Nese e lexojme me kujdes do te shohim se cili ka qene qendrimi". "Une kisha dashur qe t'u japim hapesire institucioneve qe te bejme zgjidhjen me racionale per vendin, po sido qe te jete, jam i bindur se nuk duhet te frikesohet asnje qytetar i Republikes qe ne do t'i demtojme raportet me BE-ne, apo raportin me interesin nacional", tha Kuci i cituar nga radio Evropa e Lire. Zevendeskryeministri Hajredin Kuci tha se paralajmerimet e zyrtareve ne Bruksel, permes medieve, se protokolli me Serbine do te nenshkruhet se shpejti, eshte nje forme e presionit qe behet mbi Prishtinen zyrtare. Sidoqofte, ai tha se pozicioni i kundert i Prishtines me Brukselin ne kete rast, nuk do ta demtoje bashkepunimin e Kosoves me BE-ne si edhe agjenden e saj integruese ne strukturat evropiane.

Nderkaq, kryetari i Komisionit Parlamentar per Politike te Jashtme, deputeti Sabri Hamiti, tha se i mbeshtet institucionet ne qendrimet e tyre, duke besuar se asnje marreveshje nuk ia vlen qe te demtohen interesat e shtetit te Kosoves. Ai ka konfirmuar vazhdimin e konsultimeve ndermjet Prishtines dhe BE-se ne lidhje me kete ceshtje. "Komisioni ua ka mbeshtetur qendrimet e deritashme te institucioneve dhe i trimeron qe te mbrojne interesin e Kosoves. E, ana tjeter, a ka-a s'ka bisedime..., ka, ashiqare ka bisedime dhe asgje nuk eshte nderprere. Se po bisedohet se eshte ceshtja akute, besoj se e di gjithkush dhe s'ka pse te mos thuhet kjo", theksoi Hamiti.

Ne anen tjeter, deputetet opozitare adresuan kritika te Qeveria. Deputeti i AAK-se, ne Komisionin per Politike te Jashtme, Ardian Gjini, tha se zevendeskryeministri gjate debatit e kishte sqaruar se Qeveria ishte ne dijeni per bisedimet e EULEX-it me Serbine, por nuk kishte besuar se ne fund keto bisedime do te perfundonin me marreveshje. "Definitivisht kjo eshte nje rrjedhoje e gjashte pikave, i cili eshte shpallur i vdekur dhe tash i kemi ne dokument, edhe ky protokoll eshte shpallur i vdekur dhe tash po e degjoni se po ndryshojne fjalet... Kemi nje mos-seriozitet total nje mos-kompetence totale, e kemi nje neglizhence totale, nje vendnumerim te Kosoves dhe nje poshterim te Kosoves ne vazhdimesi, e shihni edhe vete cdo gjashte muaj", vleresoi Gjini. Ndersa, ka konfirmuar mbeshtetjen qe i eshte dhene Qeverise per kundershtimin e protokollit, deputeti Ibrahim Gashi nga Aleanca Kosova e Re, tha se institucionet duhet te qendrojne te palekundura ne marreveshjet e tilla, perderisa ato jane ne kundershtim me Kushtetuten e Republikes se Kosoves. "Permbajtja e dokumentit tregon se jane anashkaluar teresisht institucionet e Kosoves, te cilat do te duhej qe me dokumentet ne fuqi, si Kushtetuta dhe Pakoja e Ahtisarit, te ishin se paku te bashkerenditura". "Prandaj, ky dokument i EULEX-it mund te jete i pranueshem, nese eshte lidhur me Serbine dhe nje i tille do te duhej te lidhej edhe me Ministrine e Brendshme te Kosoves. Vetem atehere mund te bie shqetesimi", - shprehet Gashi.

Nderkohe, Perfaqesuesi Special i Bashkimit Evropian ne Kosove, Piter Feith, i cili keto dite eshte kthyer nga Brukseli, i ka vazhduar bisedimet ne Prishtine me presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaci, per t'i informuar ata me qendrimet e fundit te BE-se ne lidhje me protokollin mes EULEX-it dhe Serbise. Takime te tilla jane mbajtur pa pranine e mediave. Kohe me pare, zyrtaret e EULEX-it paten konfirmuar se e kane mbeshtetjen e 27 vendeve anetare qe te vazhdojne tutje me nenshkrimin e marreveshjes, duke e perkufizuar ate si nje aranzhim teknik per bashkepunim policor, nderkohe qe eshte paralajmeruar finalizimi edhe i dy marreveshjeve tjera; asaj per bashkepunim gjyqesor dhe doganor.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›