E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gripi i derrit, dyshohen 6 raste te rinj

Sonila Isaku

Analizat e kryera nga Instituti i Shendetit Publik tregojne se listes se personave te prekur me grip derrash ti shtohen edhe 6 raste te tjere. Ne buletinin e 13 te nxjerre nga ky institucion tregohet se jane 5 persona te moshes madhore dhe nje femije te cilet kane rezultuar mbartes te virusit A, nderkohe pritet pergjigja nga Rumania nese nentipi do te jete ai i H1N1.

Te dyshuarit

Autoritetet e Shendetit Publik raportojne se numri i rasteve te dyshuara ne vendin tone me virusin A/H1N1, ka shkuar ne 6 persona. Nga analizat prane ISHP, keta paciente, kane shfaqur shenjta te mirefillta te gripit te derrave, por do te jete konfirmimi nga laboratori i Rumanise, per nen tipin H1N1, nese eshte i pranishem tek keta persona. Te dhenat tregojne se numri i pacienteve te dyshuar jane nga Tirana dhe vetem nje prej tyre nga Laci. Nderkohe mjeket e spitalit infektiv pohojne se dy paciente ndodhen te shtruar ne kete pavijon. "Jane dy te rinj te cilet dyshohen per virusin H1N1. Analizat paraprake te tyre kane dale pozitive ndaj virusit A, ndersa priten pergjigjet e Rumanise. Por pavaresisht kesaj, gjendja e tyre shendetesore eshte e mire dhe eshte permiresuar ndjeshem pas marrjes se tamifluse" kane pohuar specialistet e Spitalit Infektiv. Pacientet nuk ndodhen ne izolim, nderkohe qe jane mbajtur nen vezhgimin e mjekeve ne nje nga pavijonet e rezervuar enkas per shtrimin e te dyshuarve nga A/H1N1. Nga ana tjeter Drejtoria e Qendres Spitalore ka konfirmuar se Sherbimi i Infektivit eshte i pajisur me te gjitha masat mbrojtese, me medikamente dhe gjithcka te nevojshme per te pritur rastet e dyshuara me grip derri, por edhe per te perballuar fluksin e pacienteve te shtruar prane ketij sherbimi. Sakaq, nga ana tjeter, Instituti i Shendetit Publik vazhdon te ekzaminoje te gjithe kampionet e grumbulluar nga mjeket e gjithe vendit.

Rastet

Sipas buletinit te publikuar nga ISHP mbetet ende 30 numri i pacienteve tashme te konfirmuar ne vendin tone me gripin e derrit. Pjesa me e madhe e tyre kane qene nga Tirana dhe kane marre ndihme mjekesore ne Spitalin Infektiv ne kryeqytet, si dhe ne ate te pediatrise ne QSUT. Rastet e konfirmuara kane qene dhe nga qytete te tjera te Shqiperise si Durresi, Saranda, Gjirokastra dhe Devolli. Nderkohe ne ditet ne vijim sipas burimeve nga ISHP, pritet konfirmimi per rastet e dyshuara. Aktualisht ndodhen dy persona te shtruar ne spitalin infektiv me simptoma te A/H1N1, por fatmiresisht gjendja e tyre eshte e mire. Deri tani ISHP, qe nga konfirmimi i rastit te pare ka analizuar rreh 632 mostra te marra tek paciente qe kane shfaqur shenjat e gripit te mbledhura keto nga te gjitha spitalet rajonale te vendit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›