E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prova e javës, e humbur

03/04/2010 21:45

Kjo javë ka qënë e mbushur plot lojëra dhe humor mes banorëve. Në një klip, për ta shfaqen lojërat e kësaj jave, që ata kanë përgatitur për njeri-tjetrin si fshehja e sendeve të kuzhinës, ngatërrimi i veshjeve, crregullimi i krevatave, hedhja e vinivilit në vend të shampos etj. Ata qeshin ndërsa shikojnë klipin, por nuk mërziten aspak me gjetjen e fajtorëve që ata i kërkonin prej ditësh. Përvec këtij klipi, për banorët shfaqet edhe nëj tjetër klip, ai i provës së javës. Kjo javë ka patur prova të ndryshme për banorët, disa të kaluara me sukses e disa jo. Kalimi i provës së javës, ndikon jo vetëm tek buxheti i javës, por edhe tek cmimi final. Por banorët duhet të realizojnë pjesën e fundit të provës. për këtë zgjidhet Edi i cili paraprakisht, hap zarfin e dhënë nga Vëllai i Madh, si cdo konkurenti tjetër në nominim. Kështu në zarfin e vet, Edi zbulon emrin e mikut të tij të ngushtë. Por prova e javës do të zhvillohet në dhomën e bardhë dhe nga realizimi i saj, Edi do ketë mundësi që të flasë me mikun e tij. Në dhomën e bardhë ndodhen: një kafaz me kavie, një akuarium me nje krokodil dhe një kafaz me dy mace. Edi duhet të fusë dorën e të gjejë në to një telefon e dy copa letrash me numrin e mikut të vet. Edi, me pak frikë, fillon të kërkojë në të treja vendet dhe pasi i gjen, realizon telefonatën. Ai flet me mikun e vet i cili ndër të tjera, e këshillon që të flasë më shumë e të realizojë objektivat e veta që kishte para se të hynte. Por, pas realizimit të kësaj prove, vendimi i Vëllai të Madh i cili ka vlerësuar edhe provat e tjera dhe përkushtimin e banorëve, pavarësisht tyre, mendon se prova nuk kalohet, pasi ata nuk kanë kaluar më shumë se dy nga provat e javës. Kështu, buxheti i tyre përgjysmohet, ndërsa cmimi i madh, nuk ndryshon. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›