E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qethja e Mirit sjell debate

03/04/10 16:10

Edi ka ndihmuar Mirin që të qethë flokët dhe këtë gjë e kanë bërë jashtë në kopsht, afër pishinës. Por tek banorët kjo gjë ka sjellë probleme, pasi pishina është mbushur me flokë të prerë dhe nga era, ato janë përhapur në gjithë ambientin. Banorët ankohen se duke ngrënë drekën në kopsht, pjatat tyre janë mbushur me qime. Ata i flasin Edit për këtë gjë, por ai justifikohet se nuk ia mori mendja se do frynte erë. Të njëjtën gjë i thonë edhe Mirit. Erioni ndërkohë i ankohet Edit për pishinën, ndërsa ai shprehet se e mbyllën këtë si bisedë dhe nuk e kupton se përse po e vazhdojnë më tej, pasi po e bëjnë të ndjehet keq, sikur ai e ka bërë me tendencë këtë veprim. Edi thotë me bindje se nuk e ka bërë me tendencë, ndërsa Miri që kalon aty, futet në bisedë duke mos kuptuar se për cilën po ankohen më shumë, për pishinën apo pjatat. Mandi duket i acaruar nga kjo situatë, por Seldi e këshillon që të mos i flasë fare Mirit. Mandi ia kthen se kur dikush i drejtohet, detyrimisht që do ti flasë. Ndërkohë, Miri shkon në dhomën e gjumit dhe vazhdon të flasë për bezdisjen e banorëve nga qethja e tij. Ai duket sikur flet me veten dhe shprehet se po kthehet kjo gjë në një problem të kotë dhe se banorët po gjejnë motive vec për tu kapur me të. Ai shton se edhe kur shikon punën e vetë, do ndodhë dicka që banorët të kapen me të e ta nevrikosin e sipas tij, banorët e po kapen me tendencë. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›