E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Provimet e Maturës/ Dalin rezultatet e testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, vetëm 6% marrin notën 10

Ministria e Arsimit përmes Qendrës së Shërbimeve Arsimore ka publikuar rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë të zhvilluar disa ditë më parë nga maturantët e shkollave të mesme në të gjithë vendin.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Arsimit bëhet e ditur se ata që kanë shkëlqyer me rezultate të larta janë më shumë se vitin e kaluar.

Megjithatë, sipas shifrave të publikuar nga vetë Ministria e Arsimit vërehet se vetëm 5.73 për qind e maturantëve kanë mundur të marrin notën 10 në këtë provim. Ndërsa kalueshmëria është në 98.38%.

 “Sapo janë publikuar nga QSHA edhe rezultatet e maturantëve tanë në provimin Gjuhë Shqipe dhe Letërsi. Këtë vit ata që kanë shkëlqyer me rezultate të larta janë më shumë se vitin e kaluar.

Kalueshmëria është 98.38% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 5.73% e maturantëve”, thuhet në njoftimin  e Ministrisë së Arsimit.

Ndërkaq ditën e nesërme maturantët do të zhvillojnë provimin e fundit të lëndës me zgjedhje.

Dalin rezultatet e testit t… by Rtsh Faqe

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›