E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Prifti licencon dy firma për të njëjtën galeri, rinis përplasja në Bulqizës

Dështon Task-Forca në Bulqizë, vazhdon puna e jashtëligjshme në galeritë e minierës

Shfrytëzimi pa kriter i galerive të kromit në qytetin e Bulqizës vazhdon të mbetet një problem i madh në zonë. Pavarësish deklaratave të ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti se situata është vënë nën kontroll dhe firmat janë ndalur të shfrytëzojnë galeritë kjo gjë nëse shkon në vendngjarje ku shfrytëzohen galeritë nuk rezulton e vërtetë. Deri më tani nuk është

shënuar asnjë vlerë pozitive në ndalimin e punës së jashtëligjshme, qoftë edhe për një subjekt të vetën edhe pse të tillë ka plot. Por shfrytëzimi pa kriter dhe në mënyrë të kundraligjshme të galerive të kromit shton tensionet dhe mosmarrëveshjet në zonën e Bulqizës mes faktorëve dhe aktorëve të Task-Forcës së ngritur, për ndalimin e punës së jashtëligjshme në galeritë e Zonës D të minierës, ku strukturat vendore dhe ata qendrore, akuzojnë reciprokisht njëra tjetrën, në përcaktimin e subjekteve të palicencuara. Kështu sipas strukturave qeverisjes vendore, thuhet se është Ministria e Ekonomisë, ajo që duhet të përcaktojë subjektet e paligjshme, pasi është ky dikaster që ka dhënë dhe jep lejet minerare për shfrytëzimin e galerive. Ndërkohë para 5 ditësh pati një përplasje mes dy firmash në zonën D dhe rezultonin se këta dy firma ishin me licenca, por në të njëjtën hartë, ku shihet qartë se janë dhënë licenca nga ministria pa e parë fare hartën ka mjaftuar të jepet lekët dhe personat kanë marrë licencën. Task-Forcë, e ngritur në Minierën e Bulqizës, prej më shumë se një muaji, ende nuk ka dhënë asnjë rezultat të dukshëm, në lidhje me qëllimin e ngritjes së saj. Kështu edhe përkundrejt zhurmës së madhe të ngritjes së kësaj strukture nën drejtimin e prefektit, që si detyrë numër një të saj do kishte ndalimin e punës për shoqëritë minerare të palicencuara, ende nuk është ndaluar asnjë e tillë.  Ndërkohë që për prefektin e Qarkut Dibër, Xhafer Seiti, plani i veprimit të miratuar nga Task-Forca, e ngritur, ka dhënë rezultatet e para. Sipas tij, në galeritë dhe stoqet e kromit, në pjesën jugore të minierës, thënë ndryshe Zona D, nuk punojnë më privatë dhe qytetarë të palicencuar. Kontrollet e ushtruara në vazhdimësi, nga të gjithë aktorët e Task-Forcës si; nga ana e tatimeve, sigurimeve shoqërore, policisë, avari-shpëtimit, nënprefekturës Bulqizë, etj., kanë dhënë rezultate pozitive. Prej ditësh, për shkak të kontrolleve të ushtruara dhe hetimeve të nisura nga Policia dhe Prokuroria e Dibrës, asnjë person nuk ka guxuar të hyjë në galeritë e zonës D apo në stoqet e palicencuara. Sipas prefektit Seiti, këto kontrolle kanë pasur mbështetjen e efektivave të policisë lokale dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë. Kontrollet tona nuk janë ndalur vetëm në subjektet e palicencuara, por në sitë po kalojnë edhe subjektet që kanë një leje shfrytëzimi, për të parë me hollësi kush paguan rregullisht detyrimet tatimore, sa punëtorë ka të siguruar, cilat janë subjektet që nuk kanë investuar për sigurimin e jetës së punëtorëve, etj, theksoi ai. Seiti u shpreh se do të revokohen të gjitha lejet minerare, në rastet kur ata nuk janë në përputhje me ligjin.

Last Updated on Tuesday, 11 May 2010 10:54

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›