Provimet e shtetit, testimet nisin më 16 janar tek mjekësia
10/01/2012 Ministria e Arsimit saktëson datat e provimeve për profesionet e rregulluara
Zbardhen datat e testimeve për kandidatët që do tu nënshtrohen provimeve të shtetit, nëpërmjet të cilave legjitimohet edhe leja e ushtrimit të profesionit. Sipas kalendarit të hartuar nga Ministria e Arsimit, garën e testimeve do ta çelin të parët studentët e stomatologjisë. Më pas testimi do të vijojë për profesionet e farmacistit, mjekut të përgjithshëm, mamive, infermierit dhe fizioterapistit, sipas datave të përcaktuara. Në fazën e parë të dhënies së provimit të shtetit marrin pjesë 1500 studentë të diplomuar gjatë viteve 2010–2011 në Fakultetin e Mjekësisë. “Sesioni i provimeve për profesionet e rregulluara fillon më datë 16 janar deri më 7 shkurt 2012. "Në këtë sesion provimi do të jepet në profesionet: stomatologji më 16 dhe 17 janar; farmaci më 18 dhe 25 janar; mjekësi e përgjithshme më 26 janar; mami më 27 janar; infermieri më 30 janar deri më 6 shkurt; fizioterapi më 7 shkurt", - tha Brikena Kollçinaku, zëdhënëse e Ministrisë së Arsimit. Provimi i shtetit do të jepet deri në 5 herë. Në rast se studentët e diplomuar nuk do t’i nënshtrohen provimit të shtetit, edhe pse kanë diplomë, nuk do të kenë mundësi të ushtrojnë profesionin e tyre, pasi nuk do të kenë të plotësuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, duke u privuar një herë e përgjithmonë nga ushtrimi i profesionit të tyre në qendra të ndryshme profesionale. Lidhur me tarifat e testimeve bëhet me dije se për kandidatin që jep provimin për herë të parë tarifa do të jetë 10 mijë lekë, për kandidatin që jep provimin për herë të dytë do të jetë 12500 lekë, për kandidatin që jep provimin për herë të tretë do të jetë 15 000 lekë, për kandidatin që jep provimin për herë të katërt do të jetë 17 500 lekë dhe për kandidatin që jep provimin për herë të pestë do të jetë 20 000 lekë. Ligji për profesionet e rregulluara, pas marrjes së provimit të shtetit, saktëson se kandidatët kanë të drejtë të marrin licencën për të hapur aktivitetin e tyre. Provimi do të zhvillohet dy herë në ditë në godinën e Agjencisë Kombëtare të Provimeve. Kandidatët duhet të bëjnë kujdes që ditën e provimit të kenë me vete kartë identiteti, mandat arkëtimi të pagesës të shoqëruar me faturën e AKP-së të publikuar në faqen zyrtare. Detaje të mëtejshme rreth ditës së provimit për secilin nga kandidatët do t’i gjeni në adresën zyrtare të AKP-së ëëë. akp.gov.al.
Profesionet që do të japin provimin në këtë sesion do të jenë:
Stomatologji më 16-17 janar
Farmaci më 18-25 janar
Mjekësi e Përgjithshme 26 janar
Mami më 27 janar
Infermieri më 30 janar- 6 shkurt
Fizioterapi më 7 shkurt