Rritet interesi për rivlerësim pasurie
11/01/2012 Edhe tre muaj afat për rivlerësimin, arkëtohen mbi 663 milionë lekë nga falja fiskale
Drejtues të Hipotekës bëjnë thirrje të respektohet afati deri më 31 mars
Rivlerësimi i pasurisë nga qytetarët është hallka më rezultateve e procesit të faljes fiskale. Qytetarët tashmë kanë më pak se tre muaj nga zbatimi i ligjit, pas shtyrjes së afatit me akt normativ. Tashmë, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, nga ky proces janë arkëtuar në buxhetin e shtetit mbi 663 milionë lekë, nga të cilat 629 milionë lekë vetëm si tatim nga rivlerësimi i pasurisë. Deri më sot vetëm banesa janë rivlerësuar në një shumë prej rreth 700 milionë dollarë dhe kanë përfituar mbi 14 mijë familje.
Përfituesit
Sidomos muajt e fundit të vitit të kaluar interesi i qytetarëve për legalizimin e aseteve dhe rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme ka ardhur në rritje. Ligji për amnistinë fiskale nisi zbatimin e tij në gjysmën e parë të muajit maj, ndërsa në fund të këtij viti ishte parashikuar që të ishte edhe afati i fundit i përfitimit nga ky ligj. Në bazë të Ligjit të Faljes, përfituesit më të mëdhenj janë qytetarët që do të deklarojnë të ardhurat e tyre, pasuritë e tyre si dhe do të përfitojnë nga falja e të gjitha detyrimeve të papaguara, si lokale, ashtu dhe nacionale. Autoritetet theksojnë se nuk do të ketë asnjë shtyrje tjetër të afatit përtej 31 marsit 2012. Ndaj kanë bërë apel që të shfrytëzohet koha e mbetur për tju përgjigjur ritmit të këtij procesi.
Rivlerësimi
Drejtues të Hipotekës kanë bërë me dije se ditët e para të janarit ka pasur një rënie të fluksit të qytetarëve që kanë kërkuar të bëhen pjesë e procesit të rivlerësimit të pasurive. Por duke parë interesimin e shprehur muajt e fundit të 2011-ës, drejtues të Hipotekës bëjnë thirrje që të shfrytëzohet mundësia për të bërë aplikimet gjatë gjithë kësaj periudhe për të mos pasur fluks gjatë ditëve të fundit të marsit 2012. Komuniteti i biznesit në mesin e muajit dhjetor kërkoi shtyrjen me gjashtë muaj të zbatimit të amnistisë fiskale. Ndërsa kreu i Shoqatës së Ndërtuesve, Avenir Kika, tha se tashmë janë vërsulur tri grupe: janë qytetarët-pronarë të apartamenteve, shoqëritë imobiliare dhe ndërtuesit, sidomos në Tiranë, që e kanë kuptuar ligjin shumë mirë dhe po legalizojnë asetet e tyre pranë zyrave të regjistrimit. Sipas këtij ligji, të gjithë ata që kanë blerë pasuri të paluajtshme, toka apo apartamente, dhe që për shkak të ndryshimit të shpejtë dhe shumë të madh të tregut të pasurive të paluajtshme vitet e fundit do të paguanin një tatim të madh mbi shitjen e pasurisë së paluajtshme, mund të bëjnë rivlerësimin e pasurisë së tyre me vlerë tregu. Tarifa për këtë rivlerësim është vetëm 1% e shumës që rivlerësohet, pra diferencës midis shumës së rivlerësuar dhe shumës që ekziston e regjistruar në zyrat e hipotekës. Kjo do të thotë që secili prej individëve në çastin e shitjes së pasurisë do të paguajë një taksë dhjetë herë më të vogël se taksa që do të paguante dhe do të paguajë normalisht sipas ligjit. Individi, personi fizik tregtar apo përfaqësuesi i tij që ka për të legalizuar kapital plotëson në dy kopje formularin e aplikimit dhe pjesë përbërëse e këtij udhëzimi.
Shembull për rivlerësimin
Individët që do të rivlerësojnë kapitalet e tyre fikse do të mund të përfitojnë nga ky proces pothuajse 10 herë. Kështu, nëse një apartament i blerë në vitin 2002, kushtonte 30 mijë dollarë dhe nëse shitet sot kushton 100 mijë euro, diferenca në vlerë është prej rreth 100 mijë dollarë. Tatimi, i cili aplikohet sot dhe është në masën 10% në rast se ky apartament do të shitet do të ishte 10 mijë dollarë. Por nëse deklarohet si pjesë e procesit të faljes rivlerësimi për qytetarin do të jetë vetëm një pagesë prej 1 mijë dollarë. Aplikimi i kësaj “faljeje” është një lehtësim për tregun e pasurive të patundshme në Shqipëri. Ky proces i krijon mundësi të gjithë individëve që të rivlerësojnë pasuritë e tyre.
Tabelë
Të ardhura të arkëtuara 11 mujor 2011
Llogaria ekonomike Shuma
“Tatim në burim për legalizimin e shumës në të holla nga individët (3%) 28,729,255.66
“Tatim nga rivlerësimi i pasurisë së personave juridik (3%)” 2,123,058
“Tatim nga rivlerësimi i pasurisë së individëve (1%)” 629,971,123.63
“Penalitete kur kapitali i legalizuar e depozituar transferohet jashtë shtetit (13%)” 2,969,555.19
Totali 663,792,992.48