E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të mbrosh anglishten, detajet e pagesave dhe testit

Eglantina Bardhi

Të gjithë mund të kenë dëgjuar për dy testet e njohura ndërkombëtare TOEFL dhe TOEIC dhe jo pak kush i dëshiron. Tashmë ato do të ofrohen nga Universiteti i Tiranës për mbrojtjen e anglishtes. Specialistët e arsimit shpjegojnë se të dyja këto teste të gjuhës angleze do të jenë të vlefshme edhe për marrjen e diplomës Master ose Doktoraturë.

Në fakt, të dhënat tregojnë se interesi i studentëve për të dhënë këto provime ka qenë i madh dhe kjo pikërisht në sajë të vlefshmërisë që kanë këto certifikata.

Por lind pyetja, çfarë duhet të dinë kandidatët të cilët duhet të përfitojnë këto certifikata të gjuhës angleze?

Specialistët e arsimit pohojnë se studentët duhet të dinë se mund të regjistrohen në secilin prej tyre dhe ti japin ato disa herë, deri sa të marrin pikët e duhura për tu kualifikuar në nivelet e përcaktuara nga MASH. Ndërsa përsa i përket vlefshmërisë së certifikatave, testi i TOEFL-it do të vlejë për një periudhë 2-vjeçare, ndërsa ai i TOEIC-it përgjatë gjithë jetës.

Bashkëpunimi mes Universitetit të Tiranës dhe ETS Global për marrjen e të drejtës së certifikimit të gjuhës angleze për të gjithë studentët shqiptarë u zyrtarizua me 5 prill të vitit 2011 dhe tani janë detajuar përmbajtja dhe struktura e testeve TOEFL IPT dhe TOEIC, si dhe tarifat që do të paguajnë kandidatët që do ti nënshtrohen atyre.

Kostoja e testit të TOEFL IPT do të jetë 66 euro, ndërsa testi do të ketë 140 pyetje. Ndërkohë që për TOEIC taksa do të jetë më e lartë, 134.9 euro, e po kështu edhe numri i pyetjeve. Në total testi i TOEIC-it, që do të jetë i ndarë në dy pjesë, do të ketë 200 pyetje, 100 për seksionin e parë dhe po 100 për të dytin. Lidhur me përmbajtjen, testi i TOEFL ITP mat nivelin e zotërimit të gjuhës angleze nga niveli mesatar deri te niveli i avancuar. Ai përbëhet nga teste të administruara më parë të TOEFL-it në formatin e shkruar.

Provimi përdoret në kontekstin akademik për të vlerësuar aftësitë e gjuhës angleze për të gjithë kandidatët te të cilët gjuha angleze nuk është një gjuhë amtare. Ekzistojnë disa lloje testesh të tilla që mund të administrohen gjatë gjithë vitit. Koha e nevojshme për zhvillimin e testit të TOEFL ITP-së është përafërsisht 2 orë. Menjëherë pas përfundimit të testit, përgjigjet e kandidatit do të dërgohen për tu korrigjuar tek ETS ose te përfaqësuesi i TOEFL-it.

Rezultati mund të merret dy javë më pas. Çdo seksion llogaritet veçmas, në mënyrë që tju ndihmojë në përcaktimin e saktë të aftësive që kërkojnë më tepër punë, duke bërë kështu të mundur që të skicohen nevojat që duhet të plotësojë çdo student në të ardhmen. Testi i anglishtes TOEIC vlerëson zotërimin e gjuhës angleze në biznesin ndërkombëtar në nivelet mesatare dhe të avancuara. Ai teston kompetencat e të dëgjuarit, të lexuarit dhe ato gramatikore të kandidatit.

Ndërsa sa i takon përmbajtjes TOEFL ITP përbëhet nga testet e administruara më parë të TOEFL-it të formatit të shkruar. Ato përdoren për të identifikuar nivelet aktuale të zotësisë së gjuhës angleze të studentëve, për të vlerësuar progresin në fund të një kursi studimi, për pranimet në një program studimi, për përzgjedhjen për programet e bursave, ose për të plotësuar një detyrim diplomimi. Testet e TOEFL ITP përdoren për qëllime akademike të ndryshme nga ato të testit të TOEFL-it.

Testet e TOEFL ITP vlerësojnë aftësitë e individëve për të cilët anglishtja nuk është gjuhë mëmë në tri fusha: Të kuptuarit përmes dëgjimit mat aftësinë për të kuptuar anglishten, përfshirë këtu edhe bisedat e shkurtra dhe të gjata, si dhe bisedat e shkurtra ose leksionet. Struktura dhe shprehitë e të shkruarit mat aftësinë për të njohur standardin e anglishtes së shkruar. Të lexuarit mat aftësinë për të lexuar dhe kuptuar fragmente të shkurtra në nivelin e universitetit.

Testi i TOEFL ITP 2 orë

Seksioni                                                             Numri i pyetjeve         Koha e administrimit              Pikët

Të kuptuarit përmes dëgjimit                                   50                                35 minuta                    31 68

Struktura dhe shprehitë e të shkruarit                 40                                25 minuta                    31 68

Të lexuarit                                                                       50                                   55 minuta                    31 67

TOTALI                                                                           140                              115 minuta                  310 677

 

Pikët e testit të TOEFL ITP

Nivelet e CEFRL        Pikët minimale

C1                               627 Pikë

B2                               563 Pikë

B1                               477 Pikë

Çmimi i një testi të TOEFL ITP

Çmimi i testit të TOEFL ITP 50 euro

Raporti i rezultatit                   16 euro

Totali                                       66 euro

Përmbajtja e testit të TOEIC

Testi i TOEIC Listening and Reading është një test i shkruar në letër që plotësohet me laps, me pyetje me alternativa. Ky test ka dy seksione që kanë nga 100 pyetje secili.

Seksioni I: Të dëgjuarit                                                     

Personat që testohen dëgjojnë disa pyetje dhe biseda të shkurtra të regjistruara në anglisht, dhe më pas u përgjigjen pyetjeve mbi bazë të asaj që ata kanë dëgjuar (100 pyetje në total).

Pjesa 1: Fotografi

Pjesa 2: Pyetje-Përgjigje

Pjesa 3: Biseda

Pjesa 4: Diskutime të shkurtra

Seksioni II: Të lexuarit

Personat që testohen lexojnë disa materiale dhe më pas i përgjigjen pyetjeve sipas mendimit të tyre (100 pyetje në total).

Pjesa 5: Fjali të paplota

Pjesa 6: Gjetje gabimi ose plotësim fjalie

Pjesa 7: Të kuptuarit përmes leximit

Kohëzgjatja e testit

Testi zgjat përafërsisht 2 orë e gjysmë, më konkretisht:

45 minuta për Seksionin I

75 minuta për Seksionin II

30 minuta për tiu përgjigjur pyetjeve biografike

Çmimi i një testi të TOEIC

Çmimi i testit të TOEIC Listening & Reading           120 euro

Certifikata            14.9 euro

Totali   134.9 euro

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›