E Shtunë, 31 Tetor 2026

Provimi i pare i matures pergjigjet pas 10 ditesh

Rezultatet e provimit të parë të maturës shtetërore atij të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë që iu nënshtruan një ditë më parë rreth 49 mijë maturantë pritet të dalin pas 10 ditësh. Vlerësimi i tyre do të bëhet në gjashtë qendra dy nga të cilat në Tiranë e të tjerat në rrethe nga një grup specialistësh të trajnuar me parë për korrigjimin e testeve. Për të qenë sa më objektiv vlerësimi do të bëhet nga dy duar ekpertësh. Maturantët kanë të drejtë të tërheqin një fotokopje të testit vetëm pasi të kenë përfunduar të gjithë provimet me detyrim. Provimi i Gjuhës Shqipe dhe i Letërsisë ishte i përbërë nga 25 pyetje ku 13 prej tyre ishin me alternativa dhe 12 me zhvillim. Testi është konsideruar nga maturantët i një niveli mesatar dhe sipas tyre ka qenë e pamundur të kopjohej. Provimi i radhës për gjimanzistët është ai i Matematikës më 16 qershor. Ndërsa provimeve me zgjedhje ato do tu nënshtrohen me 30 qershor. Pasi të kenë marrë të gjitha rezultatet e provimeve të maturës shtetërore maturantët do të plotësojnë formularin A2 për pranimet në universitet për të cilin do të kenë afat deri në 30 korrik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›