Greqia në shitje, miliarderët rusë blejnë shtëpi dhe ishuj
Greqia ka dalë në shitje. Kriza ekonomike ka bërë që të bien ndjeshëm cmimet e pasurive të paluajtëshme dhe ata që kanë nxituar të përfitojnë janë biznesmëneët rusë. Vetem ne 5 muajt e pare te ketij viti ka nje rritje prej 35% te shtepive qe shiten ne zonat e më të lakmuara turistike të vendit, ne lindje te Selanikut si dhe ne Krete, apo nje ishujt e tjere turistike, ndersa cmimet kane pesuar nje renie nga 20 deri ne 40% per arsye te krizes ekonomike.
Janis Revithis, president i Federates greke te agjenteve Real Estate thotë se mund të themi se ka një rritje në kërkesa të paktën 200% nga blerësit e interesuar rusë, dhe kjo duket edhe në kërkesat per akomodime turistike prej tyre, te cilat u rriten te pakten me 100% ,sic jemi informuar nga agjentët turistikë. Pra ne shohim një kthese të madhe të interesit të Rusisë dhe te ruseve vete drejt tregut grek.
Sipas agjenteve te shitjeve të dy vendet kanë një histori të gjatë bashkëpunimi. Por ajo eshte thelluar në dy apo tre vitet e fundit sepse jane rritur kerkesat nga Rusia per te krijuar nje porte te vogel ne detin Mesdhe. Blerësit gjermane, britanikë dhe francezë kanë dominuar për një kohë të gjatë ne tregun e turizmit grek, por ky burim duket se po shterron perkohesisht per shkak te krizes.
Ndersa vete greket nuk preferojne te blejne ne kete situate dhe nxjerrin depozitat e tyre jashte vendit me friken e një dalje të mundshme nga eurozona, ruset kete e shohin si nje shans te mire, ndaj dhe perbejne rreth 80% te blereseve. Sipas Janis Revithis ka shumë që janë miliarderë dhe duan të blejnë një shtëpi verore prej disa milionë eurosh dhe shembuj të tillë ka pasur shume ne vitin e kaluar. Por ka edhe shumë të interesuar perapartamente të vogla rreth 60, 80 apo 100 m2 të cilat ata duan ti shfrytëzojnë gjatë muajve të verës apo të tjerë që janë pensionistë dhe vijnë këtu për periudha të gjata.
Ekspertët thonë se rusët janë duke blerë shtëpi, vila, hotele dhe madje edhe ishuj të vegjël në të gjithë Greqinë.Frika se vendi mund te dale nga euro nuk e ka zbehur deshiren ruse per blerje, ndersa edhe vete per vendasit ata jane te preferuar si kliente. federata greke e shitblerjeve eshte tashmë në bisedime edhe me ministrinë e jashtme për të lehtësuar regjimin e vizave për ata rusë që blejnë prona në Greqi, dhe madje edhe për të siguruar shtetësinë për ata që investojnë mbi një milion euro në blerje te pasurive te patundshme të vendit.
Marrë nga TCH