Takimi ne mbremje, Rama sot me Berishën: Nano, jo kandidat i PS
Emri i Presidentit/ Kreu i opozitës dhe Kryeministri ulen sot në një tryezë në Kryesinë e Kuvendit me Ruçin e Patozin për të gjetur me kompromis kreun e shtetit. Rama: Personalitet publik, por jo noter i PD apo i PS
Në 20:30 te Kryesia e Kuvendit. Në tryezë, Ruçi e Patozi.
Kryeministri Berisha dhe kreu i PS-së, Edi Rama, do të takohen sonte në mbrëmje në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë. Në orën 20:30 të së dielës mbrëma, Rama e Berisha, të shoqëruar nga kryetarët e grupeve respektive parlamentare, Patozi dhe Ruçi, do të tentojnë gjetjen e një kandidati konsensual, i cili do të marrë votat maksimale në Kuvend. Palët gjetën më në fund pika takimi në raportin mes tyre, duke lëshuar nga vetja. Kryeministri Berisha u shpreh nga Vlora se ka hequr dorë nga deklaratat e tij të hershme se President do të ishte një zyrtar i lartë i PD-së. Ndërsa Edi Rama ka lëshuar nga ana e tij nga kërkesat ultimative për reformat dhe heqjen e imunitetit. Në intervistën e djeshme televizive, Rama tha se do të hyjë në takim vetëm për të zgjedhur emrin konsensual të Presidentit të ri. Në takimin e së dielës do të diskutohet pika që është në rendin e ditës të Parlamentit, ajo që lidhet me zgjedhjen e një Presidenti, i cili, sipas nesh dhe sipas miqve e partnerëve ndërkombëtarë, por edhe sipas aspiratës së vetë opinionit publik, duhet të jetë konsensuale, u shpreh Rama. Mësohet se negociatorët e takimit Rama-Berisha kanë rënë dakord që sot të mos flitet për çështje parimore, por vetëm për modalitetet se çfarë palët presin nga Presidenti i ri për të përmbushur detyrimet kushtetuese dhe integruese të vendit. Mbi këtë bazë palët do të arrijnë tek emri i përveçëm. Duket se një gjë është e sigurt në takimin e sotëm. Partia socialiste do të hedhë poshtë kandidaturën konsensuale të partive të maxhorancës, Xhezair Zaganjori, vetëm për faktin se ajo është propozuar jashtë procesit të dialogut mes të gjitha partive parlamentare. Por, mësohet se kreu i maxhorancës do të tentojë të këmbëngulë te Zaganjori për shkak të profilit të tij juridiko-diplomatik dhe larg përkatësisë partiake. Burime nga të dyja selitë pohuan dje se përveç qëndrimit për Xhezair Zaganjorin, anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, palët kanë pranuar dhe propozime të tjera të njëri-tjetrit, të cilat do të hidhen në tryezën e sotme. Që të shkohej te takimi i sotëm nuk ishte aspak e lehtë. Kryeministri Berisha kishte përjashtuar një takim direkt me Edi Ramën, duke mandatuar Astrit Patozin dhe Edmond Spahon të takoheshin me Ruçin dhe Tahirin. Shkak për këtë vendim të Berishës ishte editoriali i Edi Ramës ku kërkonte bashkim me çdo forcë politike me qëllim rrëzimin e qeverisë aktuale. Sipas Berishës, nuk mund të bisedohet për konsensus me një politikan që kalkulon votat dhe mënyrat për të rrëzuar Kryeministrin. Ndërsa nga ana e tij, Edi Rama ishte treguar i gatshëm të takohej në çdo moment me kreun e maxhorancës për të ndërtuar një proces dialogu për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Negociatat
Negociatat e para të zhvilluara për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit kanë dështuar, pasi takimi midis dy krerëve të grupeve parlamentare, Gramoz Ruçi dhe Astrit Patozi, përfundoi pa rezultat. Në tryezën e zhvilluar javën e shkuar, Partia Socialiste ka dorëzuar një draft me katër pika, miratimi i të cilave do ti hapte rrugë zgjedhjes së një Presidenti konsensual. Por kjo kërkesë është kundërshtuar nga demokratët dhe është cilësuar si pazar politik. Ruçi kërkoi miratimin e reformës zgjedhore, asaj parlamentare dhe heqjen e imunitetit, dhe më pas votimin e një Presidenti kosensensual, por kjo kërkesë është kundërshtuar nga PD, duke i quajtur si kushte.
Dy takimet Rama-Berisha
Kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i PS-së, Edi Rama, janë ulur së bashku vetëm dy herë në një tryezë për të zhvilluar negociata. Takimi i parë i tryezës Berisha-Rama është realizuar në vitin 2007, kur të dy krerët nuk arritën të zbatonin një marrëveshje për zgjedhjen e Presidentit. Takimi është zhvilluar në Kryesinë e Kuvendit në orët e vota të darkës, por ky takim ka rezultuar i dështuar për shkak të mosarritjes së një emri konsensual. Takimi i dytë midis kreut të maxhorancës dhe kryetarit të selisë rozë është zhvilluar në vitin 2010, kur u miratua dhe projekti i kompleksit të ri parlamentar.
Kreu i PS u dërgoi letër partive parlamentare
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, u dërgoi një letër në fund të muajit prill të gjithë kryetarëve të partive parlamentare. Rama ftoi Sali Berishën, Ilir Metën, Shpëtim Idrizin, Fatmir Mediun, Vangjel Dulen dhe Gazmend Oketën në takim për të hapur dialog konstruktiv për këtë çështje. Në emër të Partisë Socialiste dhe të të gjithë asaj mase të madhe qytetarësh shqiptarë që Partia Socialiste përfaqëson në Kuvend, dëshiroj tju ftoj me anë të kësaj letre të takohemi drejtpërdrejt për të këmbyer pikëpamjet tona dhe për të tentuar të hapim një dialog konstrukti mes të gjitha palëve lidhur me rëndësinë madhore të ndërtimit të një procesi të dobishëm për vendin në zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Mbetem në pritje të një përgjigjeje nga ana juaj për këtë kërkesë dhe jam i gatshëm tju takoj pa humbur kohë, shprehet Rama në letër. Kreu socialist në letër ka kërkuar që zgjedhja e Presidentit të behet me dialog dhe konsensus midis të gjitha palëve. Rama e vë theksin te roli i përfaqësuesve politikë që duhet të bëjnë gjithçka munden që Komisioni Europian ta mbështesë Shqipërinë në ngjitjen e shkallës përfundimtare për integrimin e plotë në BE.
Raundi i dytë, votimi të hënën
Raundi i dytë i votimit në Parlament për zgjedhjen e Presidentit të Republikës do të zhvillohet ditën e hënë në orën 10:00. Po ditën e hënë, në përputhje me Rregulloren e Kuvendit, do të mblidhet dhe Komisioni i Ligjeve, që do të përgatisë një raport që do ti paraqitet seancës me emrat e kandidatëve për votim. Nuk dihet ende nëse maxhoranca do të mbledhë 20 firmat e deputetëve për të hedhur në votim kandidatin Xhezair Zaganjori. Sot pritet që dhe PS-ja të propozojë kandidatin e saj.
Rama: Kandidat për President dhe një grua, të jetë larg partive
Me LSI shmangëm kandidaturën politike të PD

Kreu i PS, Edi Rama
Shmang Fatos Nanon: Personaliteti të mos jetë noter partiak as i PS dhe as i PD
Në një intervistë dhënë për Top Channel me gazetarin Muhamet Veliu, kryetari i PS, Edi Rama, jep detaje rreth takimit të sotëm me Kryeministrin Berisha për Presidentin e Republikës.
Rama shmang kandidaturën e Fatos Nanos dhe shprehet se kandidati konsensual mund të jetë dhe një grua, mjafton që të mos jetë e identifikuar politikisht pranë PD, PS apo LSI-së. Duke folur për marrëdhënien me LSI-së, Rama shprehet se përmes këtij komunikimi u arrit që Berisha të heqë dorë nga një kandidaturë politike e PD-së.
Do të doja ta nisja këtë intervistë duke ju pyetur: si u arrit dakordësia për tu takuar të dielën me Kryeministrin Berisha?
Ska asgjë të posaçme. Kemi marrë ftesën për takim dhe kemi pranuar. Sigurisht është e vonuar, por më mirë vonë se kurrë.
Takimi do të jetë ekskluzivisht për çështjen e Presidentit, apo do të diskutohen edhe tri çështjet e tjera që PS ka propozuar, që lidhen me reformën zgjedhore, atë parlamentare dhe me çështjen e imunite