E Diel, 1 Nëntor 2026

Nje person tenton te plagos me arme zjarri shokun e tij

Pak minuta me pare ne hyrje te ish-kombinatit te metalurgjikut ne Elbasan nje person ka tentuar te vrase nje tjeter me arme zjarri. Ngjarja ka ndodhur mesditen e sotme. Sipas policise autori identiteti i te cilit nuk behet i ditur per arsye hetimore ka gjuajtur disa here me arme zjarri ne drejtim te nje personi tjeter por fatmiresisht asnje prej plumbave nuk e ka prekur. Menjehere pas ngjarjes policia eshte vene ne ndjekje te autorit. Deshmitare te ngjarjes kane bere te ditur se te dy personat ishin duke ecur bashke dhe me pas duket se ka ardhur konflikti mes tyre. Nderkohe menjehere ne vendngjarje kane shkuar forcat e policise te cilat kane nisur hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›