Galliani: Kemi marrëveshje me Tevez

Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, thotë se ata kanë arritur një marrëveshje me Carlos Tevez por ende nuk kanë arritur marrëveshje me Manchester Cityn.
“Milani ka një marrëveshje me lojtarin dhe tani ne vetëm duhet t`ia dërgojmë propozimin Manchester Cityt: një marrëveshje huazimi me mundësinë për ta blerë me kushte të caktuara”.
“Pse City duhet ta pranojë këtë? Ai nuk luan, ai është një lojtar i shkëlqyeshëm dhe nëse ai ia del mirë me ne atëherë ne do ta blejmë atë. Lojtari heq dorë nga shuma të mëdha parash. Ai kishte bonuse të mëdha me Cityn në Premier Ligën dhe Ligën e Kampionëve. Kam folur me Carlitos dhe ai dëshiron të bashkohet me ne. Gjysma e marrëveshje është e kompletuar, tani presim përgjigjen e Cityt”, ka thënë Galliani.