E Shtunë, 31 Tetor 2026

Provokime e thashetheme në BBA

Banorët e "Big Brother Albania", sot kanë qëndruar për disa orë ne oborr, duke shijuar një ditë të ngrohtë me diell.

E ndërsa shijojne kafenë dhe cigaret, ata nisin edhe të bisedojnë mes tyre. 
Qetësisht, banorët flasin për tema të ndryshme, ku përfshihen gjumi, ushqimi dhe ora. Banorët hamendësojnë për orën dhe momentet që kanë fjetur e që janë zgjuar. 

Ndër të tjera ata flasin edhe për histori të ndryshme që kanë kaluar në jetën e tyre jashtë shtëpisë.     Marselini dhe Elena fillojnë të bëjnë thashetheme për banorët e tjerë, edhe pse shumica e tyre vazhdojnë të qendrojnë në oborr. Banorëve duket se u ka bërë përshtypje afrimiteti që Marselini ka krijuar me Elenën, pasi ata rrinë shumë kohë bashkë. Këtë gjë Elenës ia ka thënë Xhimi dhe Elena e ka diskutuar edhe me Marselinin.   Ai fillon të flasë për banorët duke thënë se ata kanë krijuar përshtypje të gabuar në lidhje me këtë dhe nga njëra anë i vjen keq. “Më vjen keq që banorët më mendojnë kështu sepse kurrë në jetë, nuk do ta tradhëtoja gruan time”,  thotë Marselini dhe më pas shton:- “po nga ana tjetër më vjen mirë, sepse në këtë mënyrë nuk kanë arritur të më njohin dhe nuk dua që të më njohin këtu brenda si të vërtetë”. Më tej Marselini thekson: “I vërtetë do të jem vetëm me familjen time”.   Pas disa minutave bisedë në oborr, Marselini dhe Elena futen brenda dhe pranë tyre vjen edhe Eldora, e cila poashtu është një nga personat më të afërt të Marselinit. Të tre kanë krijuar një lloj afrimiteti dhe kalojnë shumë kohë pranë njëri-tjetrit. Marselini fillon që t’i tregojë edhe Eldores për bisedën që ka konsumuar Elena me Xhimin dhe shprehet se ai e ka bindjen se edhe banorët e tjerë mendojnë se mes tij dhe Elenës do të ketë diçka më shumë se sa thjesht një miqësi.   Anaidi dhe Joana dalin në zonën pranë pishinës, ndërsa pjesa tjetër e banorëve janë brenda. E ndërsa i shohin ata fillojnë të bëjnë komente duke i përfolur të gjithë.   Në një moment aty kalon Etleva e cila komentohet nga të dy. Anaidi thotë se kohët e fundit Eva ka ndryshuar. Joana thotë: “Unë nuk kam paragjykime për asnjë, por duke marrë parasysh se Eva është rritur në një qytet të vogël si Miloti, është shumë mirë” dhe më pas shton “kurse Blendi vazhdon të jetë i padukshëm”. Anaidi nga ana tjetër thotë: “Blendi duhet të kënaqet vetëm me faktin që e kanë përzgjedhur për të qenë këtu”.   Më pas Joana fillon të flasë për Xhimin. “Xhimi është tip, më pëlqen shumë,” thotë ajo dhe Anaidi përkrah mendimin e saj. Për më tepër, Anaidi thotë se për të, deri tani, Xhimi është i vetmi që meriton të jetë në finale. Ata flasin edhe për sjelljen e tyre dhe të dy mendojnë se janë agresiv në disa situata. “Unë kam qenë shumë agresive, por jam qetësuar shumë”, thotë Joana ndërsa Anaidi shton se në disa momente edhe ai nevrikoset shumë. /Indeksonline/  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›