E Diel, 1 Nëntor 2026

Prudentino drejtesia italiane kerkese per ekstradim

Mberrin kerkesa paraprake e autoriteteve italiane per ekstradimin e bosit te lsquoSacra Corona Unita Albino Prudentino. Burime te rezervuara konfirmojne se kerkesa i eshte drejtuar ministrise se drejtesise dhe organit qendror te azkues. Brenda 40 ditesh nga momenti i arrestimit pritet te mberrije i gjithe dokumentacionin qe verteton akuzat e ngritura ndaj 59 vjecarit.

Ne baze te te dhenave qe do dergoje prokuroria e antimafias italiane do te vendoset ekstradimi Albino Prudentinos.
Mafiozi i cilesuar si njeri nga kreret e organizates lsquoSacra Corona Unita u kap ne Vlore per llogari te drejtesise se vendit fqinj. Ai ka drejtuar kontrabanden e cigareve ne shume vende te Europes.

Nderkohe ne daten 18 tetor gjykata e Vlores pritet te jape vendimin mbi fatin e metejshem per pasurite qe Prudentinos i jane sekuestruar ne territorin shqiptar.

Prokuroria e krimeve te renda vendosi sekuestron mbi aktivitetin tregetar te tij ne lokalin Piazza Italia Casino Italia dhe ne resort lsquoMusa park ne Tirane.

Vulen e sekuestron mbajne aktivitetet tregetare te djalit te mafiozit Angelo Prudentionos ne kompanite e basteve dhe lojrave te fatit.

Prokuroria po heton tashme per te gjetur pasuri te tjera si dhe llogarite e mundshme bankar te fshehura te 59 vjecarit Albino Prudentino.

Genti Hazizi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›