E Shtunë, 31 Tetor 2026

Davutoglu: Siria, njësoj si Sarajeva e Srebrenica

Një situatë e njëjtë me Sarajevën dhe Srebrenicën e ka cilësuar gjendjen në Siri ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu.

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi në Stamboll me homologun italian, Xhulio Terci, shefi i diplomacisë turke e ka krahasuar situatën në Siri me vrasjet e viteve 90 në Ballkan.

Ajo çka po ndodh është më e keqe se lufta. Më parë vriteshin ata që manifestonin, por tani nuk dihet më kush është shënjestra, artileria po godet mbarë qytetin, tha Davutoglu. / Gazmira Ndoja

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›