E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pse Edi Rama nuk thotë me ftesë të kujt po shkon në Prishtinë?

25-11-2011 / Gazeta 55

Në njoftimin zyrtar të PS-së nuk thuhet se me ftesë të kujt po shkon në Prishtinë kryetari. Mikpritësit kanë turp të shfaqen, pasi Edi Rama ka vite që drejton një politikë armiqësore ndaj shqiptarëve të Kosovës, duke u angazhuar në përçarjen e faktorit politik atje. Njoftimi ilegal i Ramës është shoqëruar me deklaratat e studentëve se s’do lejojnë promovimin e një apatridi antishqiptar Tur i lodhshëm është ky i Edi Ramës, në këto dy ditët e fundit. Ndërsa dje ishte në Bruksel, sot pritet të mbërrijë në Prishtinë. Por, sikurse edhe në Bruksel, për të cilën ka zëra se vizita dhe takimi ishte blerë edhe në Prishtinë, sot ai nuk ka ndonjë ftesë. Kjo mungesë “mikpritje”, u konfirmua edhe në njoftimin zyrtar të PS-së, në të cilin nuk thuhej se me ftesë të kujt Edi Rama shkon në Prishtinë e se kush e pret atje. Në promovimin e librit të tij “Kurban”. Përpos këtyre, e sigurt është se ai po shkon pa ftuar. Jo vetëm kaq, por edhe ata që po e mbështesin në këtë vizitë, s’guxojnë ta shpallin emrin e tyre. Kjo mungesë vëmendje, apo mosdëshirë për ta ftuar ndaj Edi Ramës, është problem vetëm i tij. Për Edi Ramën, Kosova ka qenë veç objekt talljesh, e parë si kurban. Asnjëherë ai nuk ka mbështetur kauzën e saj. Mjafton këtu të përmendim vetëm qëndrimin e tij kundër rrugës së Kombit dhe janë thënë të gjitha. Qëndrimi i tij kundër rrugës së Kombit, ishte një investim i sforcuar për të theksuar përçarjen mes të gjitha palëve, në të dyja anët e kufirit. Me Kosovën Edi Rama ka edhe histori të tjera, që e bëjnë të pakëndshme një ftesë të mundshme, sikurse mania e tij për të ikur nga hoteli pa paguar...


Studentët e Prishtinës paralajmërojnë të presin Edi Ramën me vezë e me bojë/Studentë të shumtë të Universitetit të Prishtinës, kanë paralajmëruar se do të presin sot Edi Ramën, me vezë, gur, e bojë, si jo i mirëseardhur. Disa organizata e shoqata studentësh me në krye Rinor Lajçin, Agim Gashin e Mentor Krasniqin, kanë marrë iniciativën për ti uruar Edi Ramës, jo mirëseardhjen. Studentët në Fakultetin Juridik, ekonomik, Filologjik dhe Filozofik në Prishtinë, kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë ti mundësojnë Edi Ramës, promovimin e librit “Kurban” në Prishtinë. Në prag të kësaj mënyre të zgjedhur prej tyre, për të demonstruar revoltën ndaj Edi Ramës, studentët shprehen se, se do të ndërmarrin pritjen e autorit të librit “Kurban”, me vezë, gurë e bojë, për shkak të qëndrimeve përçarëse të tij dhe partisë që ai drejton, qëndrime të forta të cilat kanë qenë kundër bashkimit kombëtar të shqiptarëve, kundër ndërtimit të autostradës Durrës – Kosovë, dhe kundër integrimit të Shqipërisë për në Bashkimin Europian.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›