Pse Enver Hoxha asht në krye?
Botohet për herë të parë
Si mbërrini Enver Hoxha me dalë në krye të gjithë shokvet të tij komunista e me marrë në dorë frëjt e regjimit komunist në Shqipni? Asht nji pyetje qi ban gjithkush pa dijtun me i gjetun nji përgjegje të bindshme. Për mue përgjegja asht fare e thjeshtë. Sepse Enver Hoxha përmblidhte në veten e tij nji shumë cilsinash ma të madhe ndër shokët qi kishte. Dirigjentat e komunizmës shqiptare, si vlera intelektuale ishin përgjithsisht zero a pak përmbi këtë. Enver Hoxha, me kulturën e tij frënge të freskët, të përcipët sa të duësh, por xhixhilluese në nji vënd e medis nji turme ignorantash, bante ;ërshtypje.sidomos përmbi të rijt, të tanë gjymsakë për kah ditunija. Fare pak shokë qi mund t'i bajshin konkurrencë në këtë fushë i ka eliminue me cilsi tjera ma të përshtatshme situatës.
Në pistak të moshës për me qënë i preferuem prej djelmnis komuniste kundrejt tjerve me moshë të shtyme e ma pak guximtarë se ai, si edhe kundrejt të rijve ma pak të mësuem e ma pak të stërvitun ndër valët e jetës se ai dhe me rivalitete ndër vete; ambicioz pa kurrfarë shkrupulli idealisti e prandej i gatshëm me pranue e zbatue symbyllas, me dishiplinë të përsosun, urdhnat e gjerarkivet komuniste, të tana slave, prashtu i përkrahun e i parapëlqyem edhe prej atyne, s'duhet me u çuditun aspak për daljen e atij typi përmbi shokët në shkenën tragjike të revolucjonit komunist shqiptar, as me u bjerrë ndër mystere fantastike për t'a spjegue.
Nji njeri vetëm ka qënë qi mund t'i bante konkurrencë serjoze Enver Hoxhës: Mehmet Shehu. Ky, me djalektikën demagogjike të pashoqe për turmat e padijshme komuniste, e len Enverin shumë mbrapa. Por për squeti e për dhelpni, si edhe për shkëlqimin e përciptë të kulturës s'i afrohet fare. Mehmet Shehu ka natyrën e nji bishe të tërbueme, qi nuk pajtohet me karakterin e Shqiptarit, sado i çoroditun qi të jetë.. Ai ma se nji herë, thonë, ka vumë buzët monstruoze ndër plagët e freskta të viktimave të tija për me thithun currilat e gjakut të ngrohët të tyne e me u dejun me të faqe turmës qi e rrethonte. Enver Hoxha, ndonse i pashkrupull, s'ka mbërrimë kurrë në këtë shkallë degjenerimi të natyrës njerzore. Mehmet Shehu, pra, turmavet komuniste shqiptare ka mundun me u shtimë mënderë e dridhën, por bashkë me këtë edhe nji neveri të pamasë.
Përkundrazi Enver Hoxha në botën e vet ka dijtun të fitojë edhe mjaft sympathi. Nuk asht pa vend me mendue se edhe Stalini e Tito s’kanë mujtun me e gjykue të përshtatshme nji bishë si Mehmet Shehun me e vumë në krye të nji populli qi kanë dashun t’a bajnë për vete.