Pse dështojnë shtetet
Nga Thomas Friedman
(Nju Jork Tajms)
Acemoglu shpjegoi në një intervistë se qëllimi i tyre kryesor është se shtetet lulëzojnë kur ndërtojnë institucione politike dhe ekonomike që “nxisin”, fuqizojnë dhe mbrojnë potencialin e plotë të secilit qytetar, shpikin, investojnë dhe zhvillojnë Po lexoj një libër të ri mahnitës, të titulluar “Why Nations Fail” (“Pse dështojnë shtetet”). Sa më shumë që lexoni, aq më shumë çmoni porosinë që po e marrim në Afganistan dhe sesi duhet të ndryshojmë gjithë strategjinë tonë të ndihmës së jashtme. Por më intriguese janë shenja paralajmëruese që japin autorët për Amerikën dhe Kinën. Bashkautorët, ekonomisti Daron Acemoglu dhe shkencëtari politik, James Robinson, në “Why Nations Fail”, argumentojnë se dallimin kryesor ndërmjet shteteve e bëjnë “institucionet”. Shtetet lulëzojnë kur zhvillojnë institucione gjithëpërfshirëse ekonomike dhe politike, dhe ato dështojnë kur ato institucione bëhen “të nxjerra” dhe fokusojnë mundësinë dhe pushtetin në duar të një grushti njerëzish. “Institucionet ekonomike gjithëpërfshirëse që forcojnë të drejtat e pronës, krijojnë një nivel në fushën e lojës, dhe inkurajojnë investime në teknologji të reja dhe shkathtësitë janë më produktive për rritjen ekonomike, sesa institucionet e nxjerra e që janë të strukturuara të largojnë burimet prej një grupi të madh në një grusht njerëzish”, shkruajnë ata. “Institucionet gjithëpërfshirëse mbështesin institucionet politike gjithëpërfshirëse dhe, si të tilla, marrin si shkëmbim mbështetjen prej tyre”, që “delegojnë pushtetin politik në shkallë të gjerë në një mënyrë pluraliste dhe janë të afta të arrijnë njëfarë mase të centralizimit politik, saqë të krijojnë ligje dhe vënë rend, themele të sigurimit të të drejtave të pronës dhe një treg gjithëpërfshirës ekonomie”.
Përkundrazi, institucionet përjashtuese politike që përqendrojnë në duar të një grupi të institucioneve përjashtuese ekonomike, të cilat pastaj kanë pushtetin, bëjnë që këto të fundit të kenë në duar pushtetin. Acemoglu shpjegoi në një intervistë se qëllimi i tyre kryesor është se shtetet lulëzojnë kur ndërtojnë institucione politike dhe ekonomike që “nxisin”, fuqizojnë dhe mbrojnë potencialin e plotë të secilit qytetar, të shpikin, investojnë dhe zhvillojnë. Krahasojeni sa mirë ia ka dalë të zhvillohet Evropa Lindore prej kohës së rënies së komunizmit me shtetet ish-sovjetike, sikur Gjeorgjia e Uzbekistani, Izraeli karshi shteteve arabe, ose Kurdistani karshi pjesës tjetër të Irakut. E gjitha varet prej institucioneve. Mësimi i historisë, argumentojnë autorët, është se nuk mund të keni ekonomi të mbarë, nëse nuk keni politikë të mbarë, çka i bën ata të mos “e hanë” nocionin se Kina ka gjetur formulën magjike për kombinim të kontrollit politik dhe të rritjes ekonomike. “Analiza jonë”, thekson Acemoglu, “është se Kina po përjeton një rritje nën institucione të nxjerrshme - nën kapjen autoritare të Partisë Komuniste, që ka qenë e aftë të monopolizojë pushtetin dhe të mobilizojë burime në përmasa që kanë lejuar një nxitje të rritjes ekonomike, duke nisur prej një baze të ulët”, por nuk është e qëndrueshme, sepse nuk i jep shtytje “rrënimit kreativ”, që është vital për inovacion dhe të ardhura të larta. “Rritja e qëndrueshme ekonomike kërkon inovacion”, shkruajnë autorët, “dhe inovacioni nuk mund të tërhiqet nga rrënimi kreativ, i cili zëvendëson të vjetrin me të riun në një bum ekonomik dhe gjithashtu destabilizon marrëdhëniet e vendosura të pushtetit në politikë”. “Derisa Kina nuk e bën një tranzicion drejt një ekonomie të bazuar në rrënim kreativ, rritja e saj nuk do të jetë jetëgjatë”, argumenton Acemoglu. Por ju a mund ta imagjinoni një student 20-vjeçar kolegji në Kinë të lejohet të nisë një kompani që sfidon një sektor të tërë të kompanive shtetërore kineze, të themeluara nga bankat e shtetit, pyet ai. Bindja pas 11 shtatorit se ajo që kishte acaruar botën arabe dhe Afganistanin ishte mungesa e demokracisë, nuk ishte e gabueshme, ka thënë Acemoglu. Ajo që ishte e gabuara ishte të menduarit se ne me lehtësi do të mund ta eksportonim atë. Ndryshimi demokratik, që të jetë i qëndrueshëm, duhet të burojë nga lëvizjet e rrënjosura, “por kjo nuk do të thotë se nuk ka asgjë që ne mund ta bëjmë”, shton ai. Për shembull, duhet të kalojmë prej ndihmave ushtarake dhënë regjimeve, si puna e Egjiptit, në fokusim të ndihmës për aftësim të më shumë sektorëve të shoqërisë për të thënë fjalën e vet në politikë. Tani për tani, do të thosha unë, ndihma jonë e jashtme për Egjiptin, Pakistanin dhe Afganistanin është një mend një haraç që po u paguajmë elitave të tyre që të mos angazhohen në sjellje të këqija. Këtë duhet ta shndërrojmë në ndihmë të kushtëzuar. Acemoglu sugjeron se në vend të dhënies Kajros 1.3 miliardë dollarë të tjerë për ndihmë ushtarake, që forcon vetëm pjesën e elitës, duhet të ngulmojmë që Egjipti të themelojë një komitet që përfaqëson të gjithë sektorët e shoqërisë egjiptiane që do të na tregonte se në cilat institucione - shkolla, spitale - do të donin të shkonte ndihma e huaj, dhe duhet të bëhen propozime të duhura. Nëse e kemi ndërmend të japim para, “le t’i përdorim ato për t’i detyruar ata ta shtrijnë sofrën dhe të fuqizojnë rrënjët vendëse”, thotë Acemoglu. Ne mund të jemi vetëm një forcë shumëzuese. Ku ka lëvizje me rrënjë të thella që mund të ndërtojnë institucione gjithëpërfshirëse, ne mund t’i forcojmë. Por ne nuk mund t’i krijojmë ose t’i zëvendësojmë në emër të tyre. Më e keqja, në Afganistan dhe në shumë shtete arabe, politikat tona shpeshherë kanë dekurajuar përpjekjet për krijim të lëvizjeve me rrënjë të thella, duke përkrahur një burrë shteti të pushtetshëm dhe të përshtatshëm. Kësisoj, s’kemi çfarë të shumëzojmë. Nëse zeron e shumëzoni me 100, prapë zero do të dalë rezultati. Po Amerika? Acemoglu druan se rritja jonë e madhe në pabarazinë ekonomike gjithashtu po e nënvlerëson qasjen gjithëpërfshirëse të institucioneve të Amerikës. “Problemi i njëmendtë është se pabarazia ekonomike, kur bëhet kaq e madhe, përkthehet në pabarazi politike”. Kur një person mund ta nënshkruajë një çek për ta financuar gjithë fushatën tuaj, sa gjithëpërfshirës do të jeni ju si një zyrtar i zgjedhur për të dëgjuar zërat konkurrues?