Sinjali i Obamës ndaj Iranit
Presidenti Obama ka paralajmëruar Iranin se Shtetet e Bashkuara mund edhe të pranojnë një program bërthamor civil të Iranit, por vetëm nëse lideri Suprem Ali Khamenei të tërheqë pretendimin e tij, të bërë publik kohët e fundit, ku thuhet se kombi i tij “kurrë s’do të aspirojë posedimin e armëve bërthamore”. Ky mesazh verbal u dërgua me anë të kryeministrit turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili javën e kaluar vizitoi Khamenei. Pak ditë para se të udhëtonte për në Iran, Erdogan pati një takim dy-orësh me Obama-ën në Seul, ku ata diskutuan mesazhin qe Erdogan-i do ti përcillte Ajatollahut dhe kjo bisede kishte te bënte me çështjen bërthamore dhe Sirinë. Obama këshilloi Erdoganin se iranianët duhet të kuptojnë se kohës për një zgjidhje paqësore po i vjen fundi dhe se Teherani duhet të përfitojnë nga “dritarja e hapur” aktualisht për negociata. Obama nuk përcaktoi nëse Iranit do të lejohet të pasurojë uraniumim në vend, si pjesë e programit civil qe Shtetet e Bashkuara do të përkrahin. Kjo çështje delikate, me sa duket do të lihet negociatave, te cilat duhet të fillojnë më 13 prill, por vendi i këtij takimi nuk është ende përcaktuar. Erdogan është përgjigjur se ai do të përcjellë këto pikëpamje Khameneit dhe besohet se ai veproi kështu edhe kur u takua me udhëheqësin iranian gjate ditës së enjte. Erdogani, gjatë vizitës se tij u takua me Presidentin Mahmoud Ahmadinejad dhe zyrtarë të tjerë të lartë iranianë. Kjo deklarate e theksuar nga Obama si një pikë potenciale për te filluar negociatat është bërë drejtpërdrejt në televizionin shtetëror gjate muajit shkurt. Khamenei tha: “Kombi iranian nuk ka aspiruar dhe kurrë nuk do të aspiroje posedimin e armëve bërthamore. ...Irani nuk aspiron armë bërthamore për shkak se Republika Islamike, logjikisht nga ana fetare dhe ajo teorike e konsideron posedimin e armëve bërthamore një mëkat të rëndë dhe beson se përhapja e armëve të tilla është e pakuptimtë, shkatërruese dhe e rrezikshme". Sfida për negociatorët është kthesa e retorikës publike të Khameneit në një angazhim serioz dhe të verifikueshëm, jo në krijimin e një bombe. Kur Obama i përmendi këtë deklaratë Erdogan-it, udhëheqësi turk është thënë se tundi kokën në shenjë pohimi, por rruga diplomatike ende duket e bllokuar, duke gjykuar “pazarllëkun” mbi vendin e takimit. Stambolli pritej të ishte edhe vendi i takimit, por fundjavën e kaluar iranianët u tërhoqën duke sugjeruar që negociatorët të takohen në Irak ose në Kinë. Zyrtarët amerikanë e shohin këtë zvarritje si një shenjë që na tregon se lidershipi iranian është ende duke “luftuar” pozicionin e tij në këto negociata. Ndërhyrja e Erdoganit në Iran ngelet ende si prova më dramatike e marrëdhënieve të ngushta që Obama ka krijuar me udhëheqësin turk. Erdogan, i cili kryeson një parti islamike që është përmendur shpesh si një model nga demokratët myslimane, ka qenë një partner kyç i SHBA-ve përsa i përket trajtimit të çështjes së Sirisë dhe krizave të tjera që rrjedhin nga kryengritjet e Pranverës arabe. Një shenjë e rolit të Erdoganit si ndërmjetësues, është se ai u shoqërua, si në takimin me Obamën, ashtu edhe në udhëtimin e tij në Iran, nga Hakan Fidan, shefi i Shërbimit të Inteligjencës se Turqisë. Thuhet se Fidan-i ka marrëdhënie të ngushta me Qassem Sulejmani, i cili drejton Forcën Quds të Iranit dhe ka shumë mundësi të jetë edhe këshilltari më i afërt i Khamenei në çështjet e sigurisë. Gjithashtu, ai që shoqëroi Erdogan-in ishte edhe ministri i jashtëm turk Ahmet Davutoglu. Siria ishte një tjetër temë me rëndësi në diskutimet e Erdogan-it me Obamën dhe vizita e tij të mëvonshme në Iran erdhi si rrjedhoje e këtyre bisedimeve. Lideri turk i premtoi Obamës se ai do t’i bëjë presion Iranit që të reduktojë mbështetjen ndaj presidentit sirian Bashar al-Asad, të cilit dikur i kishte dhënë vetë mbështetje, por tani është mëse i vendosur për ta larguar. Erdogan tha se kishte planifikuar për t’i thënë Khameneit se sulmet mbi forcat siriane myslimane të opozitës duhet të ndalen domosdoshmërisht. Turqit janë përpjekur për të përkrahur opozitën, në mënyrë që ajo mund të sigurojë një alternativë të besueshme kundrejt sundimit te Asadit. Disa analistë arabë parashikojnë se ne ditët ne vijim do te ketë një dobësim te mbështetjes kundrejt Asad, si nga Irani ashtu edhe nga mbështetja libaneze, Hezbollah, lideri i së cilës Hasan Nasrallah, javën e kaluar bëri thirrje për një "zgjidhje politike" me opozitën. Lojtar kyç në një tranzicion të tillë do të jetë Presidenti i zgjedhur i Rusisë, Vladimir Putin. Zyrtarët amerikanë shpresojnë se ai mund të bëjë të mundur një marrëveshje me Sirinë, para se të takohet me Obamën në samitin e G-8 muajin e ardhshëm. Për sa kohe lidershipi i Iranit mban një qëndrim dyshues rreth negociatave, sanksionet perëndimore bëhen gjithnjë e më të shtrënguara. Nat Kern, redaktori i Raporteve të Jashtme, një buletin kryesor rreth naftës, parashikon se deri në mes të verës, Irani do të humbasë rreth një te tretat e eksporteve të naftës. Por situata mund të tensionohet edhe më shumë për Iranin pas 1 korrikut, nëse Kina dhe Bashkimi Evropian të zbatojnë paralajmërimet e tyre. Zyrtarët amerikanë besojnë se nëse Irani refuzon të negociojë, atëherë do të jetë më e lehtë për të forcuar edhe më shumë sanksionet.