Pse dështuan SMS`at?

Sistemi i raportimit të rezultateve preliminare të votimeve përmes mesazheve dështoi në Kosovë. Edhe pse ishte premtuar se një orë pasi të mbylleshin kutitë e votimit do të jepeshin rezultatet e para, kjo nuk ndodhi. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, PTK-ja dhe International Fondation for Electoral Systems (IFES), partner programin e raportimit të rezultateve me mesazh, dështuan.
Burime të ndryshme flasin për skenar të përgatitur që të vonohej raportimi i rezultateve, të cilat mohohen nga partnerët e projektit.
Mirëpo, fajin për këtë e pranon kompania IFES, që kishte marrë përsipër aplikimin e këtij sistemi për herë të parë në Kosovë, ngjashëm sikur edhe që ishte përdorur në Indonezi, ku ka qenë i suksesshëm.
Drejtor i IFES-it për Kosovë, Chedomir Flego, thotë se gjithçka ka qenë në rregull kur ka filluar raportimi i rezultateve nga qendrat e votimit me mesazhe telefonike, derisa numri i mesazheve ka arritur në 4500 sish.
Kur janë dërguar 4500 mesazhe, softueri ynë ka filluar të ngadalësohet dhe është bllokuar komplet, tregon Flego, duke shpjeguar se në total është dashur të pranoheshin 6500 mesazhe nga të gjitha vendvotimet.
Ai thotë se është e pashpjegueshme si ka ndodhur ky problem, kur sistemi paraprakisht ishte testuar në Kosovë.
Megjithëse është në pritje të raportit të detajuar nga departamenti i teknologjisë informative, ai dyshon se softueri ka mundur të bllokohet nga mospërshtatja e tij me sistemin telekomunikues të aplikuar në Kosovë, ose të jetë mbingarkuar nga mesazhet e dërguara gabimisht nga komisionerët që kanë pasur për detyrë të raportojnë rezultatet.
Serveri nuk punoi. Ishte paraparë që të pranonte 25 sms në sekondë, por nuk punoi sipas specifikave të parapara, është shprehur Flego.
Sipas tij, komisionarët janë trajnuar për përdorimin e këtij programi, por ka mundësi që të kenë gabuar dhe sistemi të jetë ngarkuar me mesazhe të tilla.
Por, Flego fajin kryesor ia hedh papërshtatshmërisë së teknologjisë së kompanisë së tij, për të cilën ende nuk e di se përse dështoi.
Ai hedh poshtë pohimet se ka qenë një skenar i përgatitur për fshehje të rezultateve.
Nuk është bërë për ndonjë interes politik, apo interes ndërkombëtar. Por problemi është teknik, thekson Flego.
Partneri tjetër në këtë projekt, PTK-ja, që kishte ofruar asistencë nëpërmjet shërbimit SMS, sipas tij, ka kryer punën si duhet dhe nuk duhet fajësuar për këtë problem.
Ndërkaq, zyrtarët e PTK-së thonë se kanë realizuar lidhjen e sigurt të rrjetit në mes të KQZ-së dhe PTK-së, për ti mundësuar komunikimin e sistemit të tyre me vëzhguesit nëpërmjet shërbimit SMS-së.
PTKja ka ofruar gjithashtu 100 SIM kartela 045 falas për nevoja të këtij projekti.
Megjithëse shërbimi i ofruar nga PTKja ka qenë gjatë gjithë kohës funksional dhe janë organizuar të gjitha resurset e nevojshme për monitorim dhe reagim të shpejtë. Problemi i mosrealizimit të këtij projekti ka qenë në anën e kontraktorit të KQZ-së, përgjegjës për zhvillimin e sistemit, i cili duket të mos ketë funksionuar, pohon zyrtarja për informim e PTK-së, Afërdita Çarkaxhiu.
Ajo thotë se përveç asistencës teknike që kanë ofruar, nuk kanë pasur ndonjë përfshirje tjetër në implementimin e këtij projekti.
Në anën tjetër, zyrtarët e KQZ-së hezitojnë të komentojnë përse u vonua raportimi i rezultateve preliminare, që ishte paraparë të kryhej përmes teknologjisë së re të telekomunikimit.
Kryeshefi ekzekutiv i KQZ-së, Xhemajl Peqani, nuk thotë asgjë më shumë përveçse konfirmon dështimin e softuerit në kompaninë që ata kishin kontraktuar ta kryente këtë punë.
Ka dështuar softueri i IFES-it, ndërsa posta e ka kryer punën si duhet, thotë Peqani, duke mos dashur të flasë përse qytetarët mbetën duke pritur edhe një ditë, për të marrë vesh nëse kishte fituar subjekti i tyre politik.