Po shtohen

Nga 19 persona të dyshuar të jenë prekur nga gripi i derrave, të cilët janë paraqitur në 24 orët e fundit, analizat e gjakut të 14 prej tyre, të kryera në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, kanë rezultuar pozitive në A H1N1.
Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve nga gripi A H1N1 në Kosovë është ngritur në 68.
Ky lajm është konfirmuar të mërkurën nga Ministria e Shëndetësisë.
Zëdhënësi i MSH-së, Faik Hoti tha se në Klinikën Infektive në QKUK në 24 orët e fundit janë të hospitalizuar 11 pacientë, dy në gjendje më të rëndë dhe nën oksigjeno-terapi, pasi që njëri prej tyre ka ardhur në ditën e shtatë të sëmundjes.
Ministria falënderon qytetarët për zbatimin korrekt të masave kundër gripit A H1N1. Gjithashtu, Ministria falënderon personelin mjekësor për përkushtimin që po tregojnë në trajtimin e rasteve të prekura si nga gripi sezonal, ashtu edhe nga gripi A H1N1, tha Hoti.
Po ashtu, zyrtarët e MSH-së kanë lajmëruar se me kërkesë të inspektorëve sanitarë, tashmë disa shkolla kanë filluar dezinfektimin e hapësirave, ndërkaq bëhet e ditur se gjatë kësaj jave do të fillojnë edhe shkollat e tjera të vendit.
Një javë është afati që Inspektorati Sanitar i Ministrisë së Shëndetësisë u ka dhënë shkollave të fillojnë dezinfektimin. Mirëpo, tashmë ka disa shkolla që kanë filluar ta bëjnë këtë dezinfektim, tha Hoti.
Ndërkohë, bëhet e ditur se një shqiptar, 37-vjeçar ka humbur jetën nga gripi i derrit në Itali. Lajmi njoftohet nga mediat italiane, të cilat duke iu referuar burimeve spitalore, raportojnë se shqiptari kishte pasur një të shkuar me probleme shëndetësore dhe çrregullime në organizëm.
Emri i viktimës nuk bëhet i ditur, vetëm sqarohet se ai është dërguar në spital që në fillim të nëntorit, në gjendje të rënduar dhe të martën ka ndërruar jetë, në pamundësi për të mbijetuar nga virusi A/H1N1.
Sipas mjekëve, shqiptari kishte kryer më parë një transplant veshke dhe zëvendësimin e një valvule kardiake dhe kishte probleme edhe me diabet.
Fakte
-Tashmë në Serbi janë konfirmuar 306 raste të gripit të ri. Deri më tani në këtë vend është regjistruar edhe viktima e 13.
-Në Bosnjë është shënuar viktima e parë e këtij gripi. Ai është një 40-vjeçar, i cili kishte qenë më parë i sëmurë nga ndezja në mushkëri. Deri më tani në këtë vend janë regjistruar 150 persona me A H1N1.
-Ndihmë xhamive për ta luftuar gripin
Autoritetet në Arabinë Saudite kanë kërkuar që ceremonitë fetare të jenë më të shkurtra nga frika e përhapjes së virusit H1N1. Si pjesë e masave shtesë për të parandaluar përhapjen e gripit të derrit, hoxhallarët duhet të ndihmojnë në sqarimin e situatës dhe të kërkojnë nga besimtarët të ruajnë higjienën.
-Vaksina kundër gripit sezonal mund të jetë e efektshme edhe ndaj H1N1
Shkencëtarët meksikanë pretendojnë se kanë gjetur prova sipas të cilave vaksina kundër gripit të zakonshëm sezonal mund të sigurojë mbrojtje edhe ndaj gripit të ri H1N1, raporton Reuters.