E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetevritet ne parcelen me droge

Kruje- Nje 45-vjecar eshte gjetur i vdekur paraditen e djeshme prane nje parcele te mbjelle me marijuane ne fshatin Shjeze te komunes Cudhi ne rrethin e Krujes. Trupi i pergjakur i Hamit Karaj eshte pare nga disa banore te zones, te cilet njoftuan policine. Nga te dhenat e para, u mendua se behej fjale per vrasje per shkaqe pronesie, ndersa grupi i eksperteve kriminaliste thote se pista me e besueshme eshte ajo e nje vdekjeje aksidentale. Prane trupit te te ndjerit u gjet nje arme automatike model 56 tip "Kallashnikov" dhe nje pistolete. Ekspertet thane se viktima eshte qelluar me nje plumb te vetem te kalibrit 7,62 mm, qe perputhet me ate te armes automatike te gjetur prane trupit te tij. Nga ana tjeter, ne karikatorin e automatikut mungonte dhe nje fishek. Por policia nuk dha hollesi rreth lajmit se viktima ishte nje punonjes i komunes Cudhi, duke mos konfirmuar kete fakt.

Hetimet

"Te gjitha te dhenat te cojne se automatiku tip "Kallashnikov" eshte arma nga e cila Karaj ka gjetur vdekjen", thane ekspertet, duke shtuar se pritet qe analizat ne Institutin e Policise Shkencore te konfirmojne se gezhoja e gjetur eshte qitur pikerisht nga kjo arme. Gjetja e armes prane kufomes i ka cuar fillimisht ekspertet ne mendimin se ishte nje vrasje. Nderkohe u gjet nje dege e thyer ne gardhin prane te cilit ndodhej kufoma, cka ka bere qe te rindertohet skena e ngjarjes, sipas te ciles automatiku ka bere nje qitje te pavullnetshme teksa viktima tentonte te kalonte gardhin. "Nje thuper e gardhit mendohet se ka takuar me kembezen e automatikut dhe ka kryer qitje te pavullnetshme. I ndjeri ka marre nje plumb ne organ jetesor duke gjetur vdekjen, pa mundur te ndihmohet nga askush", thane burime policore pasditen e djeshme.

Rrethanat

Paraprakisht besohet se Karaj ka marre plagen e rende ne oren 23:00 te mbremjes se premte, duke u gdhire dita e djeshme, mendohet te kete qendruar pa marre ndihme nga askush, ndoshta deri ne mengjes dhe me tej ka nderruar jete. Nga hetimet e para, eshte ndertuar dhe skena e ngjarjes. Viktima, mbremjen e djeshme ka qene per darke te kunati i tij. Pasi ka darkuar, pak ore para mesnate, ka dale nga banesa e kunatit, por ne gjendje te dehur pasi kishte konsumuar pije alkoolike. Ne duar ka pasur nje automatik tip "Kallashnikov" dhe nje pistolete. Disa qindra metra me tutje, ai ka shkuar ne fund te fshatit Shjeze, ne kufi me Lacin, ku edhe gjendej nje parcele ne te cilen kultivonte droge. Kufoma u gjet prane nje gardhi ku ne te gjendej nje parcele me 200 rrenje kanabis sativa ne faze te korrjes. Mendohet se ruajtja e parceles me kanabis ka qene motivi qe 45-vjecari bridhte i armatosur dite e nate.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›