E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teheran, bombë në makinë një shkencëtari

Shpërthimi i një bombe ka vrarë një shkencëtar të energjisë bërthamore. Sipas medieve iraniane, eksplozivi ishte vendosur nën makinën e viktimës, një Peugeot 405. nga shpërthimi ka mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë.

Atentati ka ndodhur rreth orës 8:30 të mëngjesit të së mërkurës, në pjesën veriore të kryeqytetit, në afërsi të universitetit. Zv.guvernatori i Teheranit ka akuzuar menjëherë Izraelin për atentatin.

Agjencia e shtypit Fars e ka identifikuar viktimën si Mostafa Ahmadi-Roshan, duke theksuar se punonte në repartin e pasurimit të uraniumit në Natanz, në provincën Isfahan. Gjatë viteve të fundit, shkencëtarët kanë qenë shpesh herë viktimave të atentateve në Iran.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›