E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një mijë dollarë për të mësuar atë që shkruhet në ADN-në tonë

 Leximi i të gjithë genomit të një njeriu kushton sot 1 mijë dollarë. Një shoqëri bioteknologjike amerikane Life Technologies, ka prezantuar kohët e fundit një makineri e cila është në gjendje të deshifrojë brenda 24 orëve tre miliard shkronjat që përbëjnë ADN-në njerëzore.

Më parëky operacion kërkonte të paktën një javë dhe kishte një kosto nga 5-10 mijë dollarë. Aparatura Ion Proton kushton 149 dollarë dhe ka madhësinë e një printeri zyre. Ajo ka zënë faqen e parë të dy prej gazetave më të rëndësishme ekonomike, Ëall Street Journal dhe Financial Times dhe premton një revolucion të vërtetë në fushën e mjekësisë së personalizuar.

Ndërkohë, lexuesi ekonomik i ADN-së nuk do të jetë menjëherë i disponueshëm për publikun amerikan, pasi Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit (Food and Drug Administration) nuk është pozicionuar ende në lidhje me shpikjen. Për sa u përket testeve të ADN-së, FDA është gjithmonë e kujdesshme pasi një gabim sado i vogël në interpretimin e të dhënave mund të çojë në aplikimin e terapive të gabuara dhe në dëm të shëndetit të njerëzve.

Renditja e të gjithë genomit njerëzor jep në fakt një sasi të jashtëzakonshme informacioni, interpretimi i të cilit kërkon një punë shumë të madhe nga ana e konsulentëve gjenetikë.

Deshifrimi i genomit mund të na njohë me predispozicionin që mund të ketë organizmi ynë për sëmundje të caktuara, duke ndihmuar në parandalimin e saj.

Por predispozicioni për një sëmundje nuk do të thotë siguri 100% se do të prekesh prej saj pasi pavarësisht se ADN-ja nuk ndryshon, interpretimet e të dhënave mund të ndryshojnë me kalimin e kohës. Kjo sjell nevojën e përsëritjes së këtij testi, çka ka kosto të lartë financiare.

Aparatura do të jetë e dobishme në studimin e të prekurve nga kanceri, autizmi apo sëmundje të panjohura për të vërtetuar nëse në bazë të tyre qëndron ndonjë anomali gjenetike.

Përgatiti: Gazmira Ndoja

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›