Pse flasin shkodranet tosknisht?
Kelmend Gruda
Tue qene se gjate stines turistike (veres) nuk mundem me levize prej Treviso (Itali), ku banoj e punoj, kthehem ne Shqipni nje here ne vit, per Pashke. Aq jane edhe pushimet e femijeve, nje jave kohe.
Vitet e para kthimi ne Shkoder per mue ka qene gjithmone plot emocione. Por ja, me kalimin e viteve, ne vend te emocioneve, ndjej zhgenjim, shpesh here edhe trishtim te vertete. E aresyet jane ma se nje, po sot do t’ju tregoj per zhgenjimin e femijeve te mije, vecanarisht vajzes 14-vjecare.
Ime shoqe dhe une kemi kambengule me u mesue femijve shqipen, me e fole, me e lexue e me e shkrue. Vajza ka ardhe ketu pa mbushe vitin, kurse djali asht le ketu.
U kemi mesue shqip, po shqipen tone, mbarekomBetare, jo thjeshte te folmen e Shkodres ku jam le e rrite une, kurse ime shoqe asht prej Hoti. E flasin mire, lexojne rrjedhshem e shkruejne jo fort keq (me ndonje gabim, natyrisht).
Mirepo, vitet e fundit, kisha vu ore se vajza kishte ma pak deshire me dale me moshataret. Vecanerisht kete pranevere (per Pashke) m’u duk edhe pak e bezdisun.
Nje dite u kthye ne shtepi e me pyeti: Pse flasin shkodranet tosknisht, ba?
Nuk mujta me i kthye pergjigje shpejt. Jo qe nuk i kam kthye ende pergjigje. Kete pune po e baj sot, pra, po i kthej pergjigje sime bije, njeheresh “po u trokas” ne ndergjegje bashkeqytetareve te mije.
Me pat thane dy vjet ma pare nje shok gjimnazi, tashti mesues letersie ne nje shkolle te mesme, se te rijte tashma nuk kuptojne e lexojne rrjedhshem as Migjenin. E sime bije njena prej shoqeve i kishte thane: U, sa trashe flet ti!?
M’u kujtue nje mesues i imi, qe me ka dhane letersi ne vitin e dyte e te trete te gjimnazit (nuk po ia permend emnin meqe ka ndrrue jete). M’u drejtue nje dite: “Ju te deklasuarit edhe ne te folur e shprehni qendrimin tuaj reaksionar”. Nuk i pata kthye pergjegje atehere (edhe prej frike), nuk kam ne mend me i kthye pergjegje as tash, pse edhe ai ma i padijtuni e kupton nga i lindte kjo ide makaber mesuesit tone “standard”: “… edhe ne te folur e shprehni qendrimin tuaj reaksionar”.
Tash, tue dashte me i kthye pergjegje sime bije, pershkova me mend 70 vjetet e fundit te historise sone. Gjaja e pare qe me erdhi ne mend ishte vrasja e gjyshit prej partizaneve (si quheshin prej popullit Brigada e Ndjekjes e toger Babes) me 1946, pse ky, flitej se kishte thane: “E fituem lirine me gjak. Po pranojme ripushtimin pa gjak” (kupto: po bahemi republike e shtate e Jugosllavise me dashjen tone). Nuk ka asnje dokument gjyqi, bile as akt vdekje te tij. Thane se ishte anmik dhe kaq, shkoi hups, tue lane jetim tim ate 4 vjec.
Gjyshja u kthye tek prindet e saj, ne gjini – si thuhej atehere – po nuk u martue ma. Dajat e babes nuk ishin “te deklasuem”, keshtuqe, ne mos tjeter, vazhdoi gjimnazin, po ate gjimnaz qe kam ndjeke edhe une, “29 Nandori”, Shkoder.
Mirepo, kur ishte maturant, student i shkelqyeshem, dikush u kujtue se i kishin pushkatue te atin e perfundoi traktorist ne Ferme te Shtojit, deri sa doli ne pension invalidateti me 1987, po nuk jetoj gjate, ma pak se nande muej mbas daljes ne pension..
Na ka lane nje gja me vlere: librat. Aso librash, qe kur u rrita une, nuk gjendeshin ne Biblioteken e Qytetit, tek profesor Bebeziqi, ku shkoja shpesh. Ato ishin libra “te ndalueme”: Fishta, Koliqi, Anton Harapi, Konica …
Pra na lexonim edhe ndrysh nga standardi i 1972.
Mirepo, kur ra diktatura, mendova se do t’i baheshin ndreqjet e duhuna standardit, pse, simbas meje, ai u sendertue ashtu, e folme e nje krahine impunue gjithe shqiptareve, andej e kendej kufinit.
Jo, asgja nuk ndryshoi, perkundrazi. Puna shkoi deri atje sa ime bije te me pyese: “Pse flasin shkodranet tosknisht, ba”?
Kam mendue gjate dhe kujtoj se e kam gjete pergjigjen:
- Pse ne pushtet, ne te gjitha institucionet, edhe ato shkencore, jane po ata qe vrane gjyshin tim, ose bijte e tyne a nipat;
- Pse ata duen te ruejne te paprekun nje histori te fallsifikueme fund e krye, nje gjuhe mjet, nder t tjera, per tjetersimin e shqiptareve;
- Pse ata duen t’i mbajne sa ma larg Fishten, Harapin, Koliqin, Martin Camajn e “te gjithe te mallkuemit prej tyne”;
- Pse ata, bije te krimit, duen t’i kene duert e lira me vazhdue ”vepren” e baballareve te tyne.
E ia kane dale m’ane, deri sa edhe shkodranet flasin tosknisht.