“Ec e ngec”, me ligjin e pensioneve suplementare te profesoreve Nga: Prof.as. Dr. Murat Gecaj*
Shoqata e Arsimtareve te Shqiperise, e themeluar me Vendimin e Gjykates se Shkalles se Pare te Qytetit Tirane, Nr.1356, date 3 qershor 1996, duke u interesuar per problemet e anetareve te saj dhe gjithe punonjesve te fushes se arsimit, ka disa kohe qe e ka ndjekur nga afer e me perparesi ceshtjen e zbatimit te Ligjit te miratuar nga Kuvendi i Shqiperise dhe i shpallur me Dekret te Presidentit te Republikes, per pensionet suplementare te personave, qe kane tituj shkencore.
Mirepo, megjithese ky Dekret kishte hyre ne fuqi qe nga 1 Janari 2010, pati disa zvarritje te paperligjura ne zbatimin e tij. Prandaj Shoqata jone e ngriti me force zerin prane institucioneve perkatese. Me ne fund, pas disa muajve, u arrit qe te niste procedura e plotesimit te dokumentacionit perkates.
Kohet e fundit, jemi interesuar prane Drejtorise Rajonale te Tiranes dhe ne Institutin e Sigurimeve Shoqerore, ku na thane se kane paraqitur dokumentet e kerkuara mjaft persona te interesuar, me tituj shkencore dhe disa prej tyre i kane marre shumat e pensioneve suplementare edhe per muajt paraardhes, pra qe nga 1 janari 2010.
Mirepo, perseri kane dale pengesa dhe ende nuk eshte bere zgjidhja e duhur, per nje kategori te personave te mesiperm me tituj shkencore. Konkretisht, meqenese disa veta me tituj shkencore kane punuar ne dikastere qendrore, ata marrin nje pension te vogel suplementar, ne baze te kontributeve, qe vete ata kane derdhur nga rroga ose pagesa mujore, gjate viteve te punes se tyre. Por, per fat te keq, ky eshte bere shkak e pengese, qe kjo ceshtje te mbetet ende e pazgjidhur, pra qe ata ta marrin pensionin suplementar per titullin, megjithese na thone se ka interesim ne kete drejtim. Gjithashtu, jane dhe nje kategori punonjesish, qe kane pasur emertime te tjera ne titujt e tyre dhe kerkohet interpretimi perkates.
Shoqata jone ka pikepamjen se pensioni i vogel suplementar, qe aktualisht marrin disa veta me tituj shkencore, ne baze te kontributeve qe ata vete kane derdhur nga paga e tyre mujore, gjate punes ne dikaster, nuk ka as nuk duhet te kete lidhje me pensionin suplementar, qe tani duhet te jepet, sipas Ligjit per titullin, qe ata mbajne.
Per kete arsye, duke perfaqesuar interesat e arsimtareve te Shqiperise, kryesia jone u ka nisur, kohet e fundit, dy mesazhe radhazi, me internet: Kryeministrit Prof. Dr. Sali Berisha, ministrit te Financave Ridvan Bode, kryetarit te Komisionit te Kualifikimit Shkencor Myqerem Tafaj, ministrit te Punes e Perkrahjes Sociale Spiro Ksera dhe drejtoreshes se Institutit te Sigurimeve Shoqerore Evelina Koldashi.
Mirepo, me gjithe interesimin tone te vazhdueshem ne Drejtorine Rajonale te Sigurimeve Shoqerore te Tiranes dhe ne Institutin e Sigurimeve Shoqerore, kjo ceshtje ende nuk po gjen udhen e zgjidhjes, edhe pse kane kaluar afer 8 (tete) muaj nga data e hyrjes ne fuqi te Ligjit per pagesen e pensioneve suplementare, te personave me tituj shkencore, pra te profesoreve. Kesaj i thone: “Ec e ngec” me zbatimin e Ligjit per pagesen e pensioneve suplementare te profesoreve.
Cdo koment tjeter lidhur me ceshtjen, per te cilen shkuam me lart, eshte i tepert dhe deshmon per zvarritje te perligjur te organeve perkatese, qe merren me ndjekjen dhe zbatimin e Ligjit te miratuar nga Kuvendi i Shqiperise dhe te dekretuar nga Presidenti i Republikes. Prandaj, ne kerkojme qe personat pergjegjes te mos e teprojne me me kete indiferentizem dhe papergjegjshmeri te tyre.
* Sekretar i Pergjithshem i Shoqates se Arsimtareve te Shqiperise