E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pse nuk flet për këto studime?

Kryeministri Sali Berisha flet per mrekulline ekonomike shqiptare ne Konferencen Ipeshknore

Gjatë fushatës së zgjedhjeve 2009, shumë reporterë të politikës, që mbulonin aktivitetin e Berishës, e kishin të lehtë të bënin lajmin për takimet e tij elektorale. Merrnin fjalimin paraardhës, ndryshonin emrin e qytetit dhe e fusnin për botim.

Kështu po ndodh edhe tani, kur kryeministri po përsërit në çdo takim të njëjtin fjalim, nuk ka rëndësi është në interpelancë, është në Konferencë Ipeshknore apo përpara Asamblesë së OKB-së. Është i njëjti fjalim. Kështu ndodhi dje në interpelancë, nuk tha asgjë për kromin, për naftën, për skrapin, përsëriti fjalimin e tij për studimin që i ka bërë Artan Hoxha dhe iku në Konferencën Ipeshknore Europiane dhe la nam duke thënë të njëjtat gjëra.

Por pse përmend ky kryeministër vetëm studimin që i ka bërë Artan Hoxha? A lexoi gjëkundi ai njeri se dje UNICEF, autoriteti më i rëndësishëm për fëmijët, lëshoi bombën me studimin e tij se 25 përqind e fëmijëve shqiptarë jetojnë në skamje, të sëmurë e pa shkollim si në kohën e Migjenit? Apo nuk e lexoi se një studim i Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim (BERZH), ka arritur në përfundimin se tregu shqiptar është si në komunizëm? Po si mund të flitet për ekonomi e për investime të huaja, kur çdo gjë kalon në dorën e Familjes së Berishës, ose në atë të Ilir Metës?

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›