E Diel, 1 Nëntor 2026

Pse nuk i ndihmon shteti ata që sakatoi në tragjedinë e Gërdecit?

 

Tragjedia e 15 marsit qe ndodhi ne Gerdec ishte nje nga tragjedite me te renda qe goditi vendin tone dhe pasojat e saj ishin shume te renda. Shkaktoi shume deme materiale, por me te rendat ishin demtimet qe shkaktoi ne njerez, 26 te vdekur dheqindra te plagosur. Këta te fundit po i vuajne me shume pasojat e atij shperthimi te tmerrshem qe tronditi gjithe vendin.Tek po shihja nje emision televiziv ne tv “Klan” ne programin me "Shume Dashuri"te regjisores Vera Grabocka, protagoniste e mbremjes ishte nje vogelushe e vogel e cila nga shperthimi kishte humbur krahun si dhe kishte pesuar djegie ne fytyre. Ajo ishte ne ate emision per te kerkuar ndihme, per te kryer nje operacion plastik qe të rregullonte sadopak defektet qe i kishte shkaktuar djegia, si edhe te vendoste nje krah ortopedik. Historia e asaj vogelusheje te pafajshme, e cila eshte akoma ne nje bote ëndrrash, ishte shume e dhimbshme dhe preku shume njerez te cilet, menjehere vendosen t’i vijne ne ndihme asaj duke i dhuruar shifra te konsiderueshme parash, ne menyre qe t’i lehtesonin sadopak familjaret e saj per ta derguar jashte shtetit per t’i kryer operacionet. Shqiperia ka me te vertete njerez te mire shume zemergjere qe tregohen te gatshem ne raste te tilla per te ndihmuar njerezit qe jane ne nevoje. Ajo qe me beri me shume pershtypje ishte fakti se, as nje politikan, as nje deputet, as nje minister nuk e vuri doren ne zemer per ate femije te vogel e cila qante dhe çdo gje qe thoshte here pas here ishte deshira e madhe per te pasur doren dhe te ishte si shoqet e saj. Ku eshte shteti ne raste te tilla, pse nuk del ai garant per sherimin e tyre?Harruan se ato ishin provokatorë te asaj ngjarjeje te tmerrshme qe eshte ngulitur ne mendjet e femijeve, sepse edhe kur bie shi, tregonte babai i vajzes, femijet tmerrohen nga bubullimat dhe vijne e struken tek une.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›