E Diel, 1 Nëntor 2026

"Pse nuk kërkuan referendum dhe protesta edhe për hallet e popullit?"

Më bën shumë përshtypje kur shikoj e dëgjoj këto ditë, se si të dëmtuarit nga reforma zgjedhore kërkojnë të bëjnë referendum. "Të ngrihet populli në protesta dhe të bëhet referendum", thonë. Duken shumë të irrituar. Normal! U kanë prekur karriget dhe privilegjet.

Po pse nuk kërkuan referendum këta për ato veprat e Vlorës që do t'i nxjerrin tymin bregdetit? Po pse nuk e ngritën popullin në protesta këta, për çmimet e rritura, për mungesën e sigurisë fizike, për dhjetëra probleme të rënda që ka ky vend në krizë?

Nuk u duket vetja hipokritë kur nxehen e kërkojnë referendume për postet e tyre, kurse kur vjen puna tek "postet" e popullit, rrinë zyrave e merren me llogje?

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›