E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pse o burri i malesise

Skandali shqiptar nuk konsiston tek video skandaloze me te cilen kapen me pras ne duar nje mafioz dhjetera qindra a mijera qofshin ata pasi po te doje shteti e qeveria ata kapen e tridhen ne nje dite. Tragjedia jone konsiston bash tek mosdashja e qeverise madje tek bashkepunimi i saj me krimin.


Kjo nuk eshte hipoteza ime por realiteti shqiptar konfirmuar nga Kryeministri shqiptar i cili publikisht para telekamerave e mikrofonave si ne 97-en edhe sot ne 2011-en ne menyre natyrale pa i bere syri terr ka marre e po merr ne mbrojtje korrupsionin e krimin shteteror duke shkelur me arrogance te pashoqe ligjin.


Tashme edhe njerezit e thjeshte e dine se kur nuk respektojme ligjin kemi cenuar lirine tone. Kush guxon te preke lirine nuk ka frike te perdhose edhe demokracine.


Video Meta-Prifti konsiderohet vulgare e skandaloze per nje shoqeri vertete demokratike por per nje regjim feudo bajraktar si ky aktual shqiptar eshte normal.


Me ckemi pare e jetuar ne keto dy dekada deri tek tragjedia e pashembullt e Gerdecit nuk do te cuditeshim edhe sikur ne vend te celularit protagonisti i videos ne fjale te kishte koken e vartesit ne tepsi.


Nuk do te jete e larget qe shqiptaret do te shohin skena te tilla makabre jo ne filma as ne video e as ne reality show por ne sheshe ne Shqiperi. Preludin e terrorit e luajti Kryeministri si dirigjent pa orkester vetem me shkopin e tij ne Parlament


Me shume se marrezia ne parlament e skandali ne video me ka tronditur e nesermja e videos indiferenca e shtirur dhe hipokrizia e kthjellet e Kryeministrit teksa piqte geshtenja me mendje e perfytyronte cokollata me ullinj.


Por ajo qe ka shokuar ka qene e pasnesermja e videos besnikeria ndaj krimit e pabesia ndaj ligjit kryedemokrati prijesi i shqiptareve te lire i paperlyeri shtetari me duar te pastra burri i malesise pasi u mendua gjate zgjodhi rrugen e shkurt ose me sakte pasi beri hesapet me hanxhinj zgjodhi dinakerine si mik i mire mbrojti bashkepunetorin e korruptuar e si shtetar i korruptuar shtiu pa meshire mbi ligjin e mbi demokracine. Pse o burri i malesise


Lapsus lajthitje apo frike nga fundi i dyshimte Sic duken bathet nuk duhet te jete fund dinjitoz per nje burre malesie me ambicie lavdie Druaj se sot nuk ta mbajne kellqet kete titull nderi o trim i Dragobise Jo nga pleqeria por pesha e mekateve politike njezetvjecare ta kane kerrusur shtatin e ta kane ligeshtuar shpirtin o bajrak i gjalle.


Per fatin e mire te shqiptareve fatzinjndryshe nga skandalet e tjera shume here me te renda e me kriminale se ky i fundit sot drejtesia shqiptare ka ne dore dy dokumente 1.
videon Zv.kryeministri e shefi i diplomacise shqiptare ne rolin e Padrinos dhe 2. filmin Kryeministri kryedemokrat avokat i krimit e korrupsionit te dyja e vecanerisht ky i fundit mjafton per te deshmuar me fakte para shqiptareve te verbuar e te shurdhuar para diplomacise perendimore para parlamentit evropian e kongresit amerikan e para drejtesise boterore diagnozen e krizes tejet te renduar te demokracise shqiptare.


Mbrojtja dinjitoze qe Kryeministri i beri aleatit zevendesit te tij eshte prova e besnikerise se burrit te malesise ndaj bashkepunetoreve te korrupsionit e te krimit dhe njekohesish deshmia me e qarte e pabesise se shtetarit ndaj ligjit e drejtesise. Kjo e fundit eshte tradhtia me e rende qe nje shtetar ben ndaj vendit dhe sovranit popull. Para nje fakti te tille askush nuk do te mund te mbylle syte.


Video eshte nje deshmi qe ve ne prove se pari drejtesine shume te perfolur parimin themelor te demokracise barazia para ligjit. Ekspertet e vendit dhe te huaj mund ta pagezojne me shume emra e ta cilesojne edhe si drejtesi me dy standarde por para ligjit ajo ka vetem nje emer KORRUPSION E KRIM SHTETROR i cili do te peshohet nga drejtesia e jo nga qeveria.


shte koha per ti thene ndal korrupsionit e krimit shteteror per tu ndare njehere e mire me cdo cmim. O sot o kurre Duam sduan duhet ta shembim kete nevojtore feudo bajraktar shqiptar.


Alternativa e korrupsionit eshte vetem nje ligji. A ka Shqiperia sot nje pjelle te tille qe ta shikoje korrupsionin ne sy e te mos i dridhet qerpiku


Alternativa e nje qeverie te korruptuar qe bashkepunon me krimin duhet te jete nje alternative te re energjike te shendetshme bazuar ne ligj orientuar drejt te ardhmes duke filluar qe ne veze nga perzgjedhja e njerezve qe do te vine ne pushtet.


A ka Shqiperia sot nje alternative te tille Pse nuk duket tymi nuk do te thote se nuk ka zjarr por ama kur te djegin syte nga tymi edhe pse zjarri nuk shihet me siguri eshte ndezur diku dicka.


Ishin enderrimtaret e atehershem te privuar nga endrrat e tyre ata qe rrezuan diktaturen e na falen lirine dhe do te jene bash enderrimtaret e sotem qe nuk dine ceshte frika por qe e dine mire ceshte liria e demokracia ata qe do te hedhin ne plehra cilindo shtihan qe do tu cenoje lirine e qe do guxoje te tallet me endrrat e tyre.


Ndersa po shkruaj degjoj kambanen qe bie. Nuk e di nese eshte ora e Firences apo Sahati i Tiranes por jam i sigurt qe kambana bie kur i vjen ora. Kini durim Jepeni drejtesise kohen teknike qe i duhet. Nese ajo i ka duart e lidhura e gojen e mbyllur sic i ka pasur deri me sot ne jemi te lire dhe mund te flasim madje kemi te drejte edhe te bertasim per lirine e te drejtat tona


Mos harroni alternativa e dhunes eshte rezistenca paqesore. Kjo e fundit eshte rruga magjistrale drejt nje fitoreje te shendoshe per te gjithe shqiptaret pa dallim krahu e krahine. Do te doja qe demokracia shqiptare te ishte jo si endrrat tona te ndrydhura nen diktature por ashtu sic e perfytyrojne te rinjte e sotem te lire

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›