E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zoteria President dhe rigradimi i nje kufi-shitesi

Pas shpalljes Personazh i Vitit 2010 pritej qe Zoteria e Tij President i Republikes se Shqiperise dhe Komandant i Pergjithshem i Forcave te Armatosura Bamir Topi te kujtohej dhe te dekoronte kolonelin ne rezerve Myslim Pashaj me urdhrin me te larte Nderi i Kombit me motivacionin Per akt atdhedashurie te forte ne mbrojtjen me ngulm te kufijve detare te Shqiperise.


Te njejten gje mund ta bente per ata qe iu bene krah kolonelit te nderuar psh. botuesi i kesaj gazete ku po shkruajme apo ata dy-tre perfaqesues te pakte te asaj pjese fatkeqesisht te vogel te medias se ketij vendi qe beri te mundur presionin publik per bllokimin e paktit famekeq.


Por Zoteria e Tij President i Republikes se Shqiperise dhe Komandant i Pergjithshem i Forcave te Armatosura dekretoi me 11 janar 2011 nje nga atdhe-shitesit Kunderadmiral Kristaq Gerveni emerohet perfaqesues ushtarak ne Misionin e Republikes se Shqiperise prane NATO-s ne Bruksel.


Ishte ai Gerveni qe e ka cilesuar te drejte vijen e re te kufirit te percaktuar me Greqine duke pretenduar se pala greke ka pasur ne favor te saj poziten gjeografike ndersa pala shqiptare nuk paskesh pasur baze ligjore per te mbrojtur interesat e saj territoriale. Gerveni pretendoi se Gjiri i Sarandes nuk eshte historik per Shqiperine dhe se Greqia ka pasur te drejte te afroje vijen kufitare drejt Sarandes.


Por sikurse dihet Gjykata Kushtetuese vendosi se ka mangesi serioze ne permbajtjen e marreveshjes moszbatim te parimeve baze te se drejtes nderkombetare per ndarjen e hapesirave detare midis dy vendeve me qellim arritjen e nje rezultati te drejte dhe te ndershem mosmarrje parasysh te ishujve si rrethana te vecanta ne delimitimin e hapesirave detare.


Zoteria e Tij President dhe Komandant i Pergjithshem i Forcave te Armatosura te cilit iu faktua nga Gjykata Kushtetuese se i kishin grabitur fuqite e plota per negocimin e kufijve detare me fqinjin jugor brenda 4 muajve ringre ne detyre nje ushtarak qe tentoi te tjetersoje kufirin e shenjte te atdheut. Jo vetem kaq kunderadmirali iu kundervu turpshem hartografit Myslim Pashaj.


Zoteria e Tij President i Shqiperise ne vend qe te kerkonte nje hetim te gjere penal per grupin e madh te kufi-shitesve Kryeminister ministra te Mbrojtjes ministra te Puneve te Jashtme ministra te Ekonomise juriste ushtarake vazhdon te beje sehir per vazhdimin e negociatave me Greqine dhe pas vendimit te Kushtetueses.


ka eshte bere me paktin e kufirit detar eshte ne kundershtim me Kushtetuten Kodin Penal. Thjesht kemi te bejme me krimin e tradhtise kombetare.
Shtoj se ishte Pashaj qe i ktheu nderin e humbur Zoterise se Tij President i Republikes per plotfuqite.


Por ka dale ne shesh nje maskarade e turpshme teksa Institucioni i Presidentit te Republikes me shkresen nr. 1976/1 date 3.12.2009 drejtuar Gjykates Kushtetuese shprehej se e linte ne cmim te kesaj Gjykate vleresimin lidhur me pajtueshmerine me Kushtetuten e marreveshjes se lidhur midis Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Greqise


Ne vend qe Zoteria e Tij President i Republikes te protestonte te pakten per mos pajisjen e delegacionit shqiptar me plotfuqi te rregullt per zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e marreveshjes ia le ne cmim te kesaj Gjykate vleresimin lidhur me pajtueshmerine me Kushtetuten.


E ce duam nje President Republike qe nuk e di se Kushtetuta ne nenin 92/e parashikon kompetencen e Presidentit te Republikes per lidhjen e marreveshjeve nderkombetare Sipas Gjykates Kushtetuese rezulton te jete bere praktike e vazhdueshme qe edhe ne raste te tjera te zhvillimit te bisedimeve dhe nenshkrimit te marreveshjeve me pale shtetin shqiptar delegacioni shqiptar te mos kete qene i pajisur me plotfuqi nga ana e Presidentit te Republikes. Ky perben skandal me vete.


Pra askush nuk ia var Zoterise se Tij President pasi ai vete nuk i do kompetencat qe ia jep Kushtetuta. Zoteria e Tij President ka shume e shume kusure dekretuese qe e tregojne nje njeri pa personalitet te mefshte te paafte.


Nje njeri qe sulmon rrugacerisht Prof. Myslim Pashajn dhe ata qe mbrojne teresine tokesore te shtetit nje njeri qe lufton per te ratifikuar nje pakt te kunderligjshem mund te beje gjithcka te manipuloje tendere te beje emerime nepotike-partiake-klanore deri dhe te njerezve te lidhur me boten e krimit nderkombetar te shese informacione te sherbimit sekret shqiptar ne vende jo-anetare te NATO-s ti ngarkoje ambasadorit detyren e paligjshme te perfaqesimit te kreut te nje komuniteti fetar ne nje vend tjeter etj.


Zoteria e Tij President dhe Kryetar i Keshillit te Larte te Drejtesise me te degjuar per implikimin e institucionit te Kryetarit te Gjykates se Larte ne aferat e tendereve nuk duhej te priste distancimin e kryetares por te kerkonte doreheqjen e saj. Ta zeme se problemi i ish-zevendeskryeministrit do te shkoje ne Gjykaten e Larte.


Nese Ilir Meta del i pafajshem qofte me te drejte do te kete paragjykime e ka ndihmuar zonja Kryetare. Dhe nese Ilir Meta del i fajshem dhe me te drejte do te kete paragjykime serish i ka bere padrejtesi zonja Kryetare per te hequr dyshimet ndaj saj.


Sidoqofte puna Zoteria e Tij President nuk duhet te deklarohet se per tia lene videon ne dore te drejtesise. Kujt drejtesi Asaj qe zvarrit pafundesisht gjyqin e Gerdecit Kujt Prokuroreje te Pergjithshme i beson Zoteria e Tij President


Ne emisionin e Bashkim Hoxhes Koha per tu zgjuar nje telefonues i permendi Prokurores se Pergjithshme se disa te arrestuar do te shpenzojne per te blere nje video te xhiruar ne Qafe Shtame. Koincidence qe keta te arrestuar u liruan per Vitin e Ri
Zoteria e Tij President dekretoi nje ligj per pensionet e ushtarakeve qe eshte ne kundershtim me vendimin e Gjykates Kushtetuese dhe direktivat e NATO-s.


Kjo eshte nje nga bemat e tij te fundit por ka edhe te tjera raste.... Me vjen keq ta them por Zoteria e Tij President eshte deshmuar me shume se nje here njeri pa personalitet i mefshte i paafte dhe medioker. Vendime si ky fundit ngjallin frike se Zoteria e Tij President mund te jete edhe i kapur. Te te huajt. Te njerezit e forte. Te partia ku ishte nenkryetar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›