Buzhala: Isa menaxheri më i keq, Memli do ta fitonte Prishtinën

Deputeti i PDK-së Berat Buzhala vazhdon ti ngacmojë bashkëpartiakët e tij. Para disa dite, ai akuzoi ministrin e Arsimit, Ramë Buja se nuk është duke punuar në dobi të arsimit por në dobi të interesave të tij personale.
Gazetari i dikurshëm, kishte nisur kritikat e tij ndaj zgjedhjeve të brendshme të partisë së tij që po mbaheshin në kryeqytet. Së fundmi, Buzhala ka zgjeruar listën e tij, duke akuzuar edhe ministra të tjerë të kabintetit qeveritar, por ka thurur lavde edhe për disa miqë të tij.
Kritika e fundit e Buzhalës ka shkuar për ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, i cili pati deklaruar se PDK do të arrijë të mbrojë shqiptarët në të gjithë rajonin.
Mirëpo, me këtë pohim nuk pajtohet asesi Buzhala i cili në Klan Kosova, ka deklaruar se kjo nuk mund të realizohet sepse PDK nuk e ka këtë kapacitet. Ai ka treguar edhe për cilët bashkëpartiak të tij nuk ka fare respekt.
Buzhala ka thënë se nuk ka respekt për Rexhep Hotin, për të cilin ka theksuar se është është pasuruar në emër të PDK-së. Megjithatë, deputeti i PDK-së ka thurur lave për disa ministra të tjerë, duke theksuar se 'përmirësimi' nuk i nevoitet Vlora Çitakut, Mimoza Kusari-Lilës dhe Memli Krasniqit.
Ndryshe, Buzhala nuk ka harruar të kritikoj edhe liderët opoztar. Sa i përket, kryeqytetit , Buzhala thotë se Isa Mustafa, është menaxheri më i keq, i cili mund të mundet shumë lehtë, por se këtë fitore nuk mund ta arrijë Lirak Çelaj.
Sipas tij, Memli Krasniqi do të fitonte Prishtinën. Deputeti i PDK-së ka thënë se nuk ka ambicie për të marrë ndonjë post në qeveri, por dëshiron të kontribuoj nga larg, për të përmirësuar punën e ministrave./Indeksonline/