Pse smerr edhe Shqipëria ofertën që ka marrë Serbia nga BE-ja
Edhe unë e kam lexuar raportin anglisht në internet dhe mendoj që ka të drejtë lexuesi i sotëm (i djeshëm – shën. red.) që shumë gjëra aty, intepretohen politikisht.
Mbi korrupsionin, raporti thotë: "Perceptimi mbi korrupsionin është përmirësuar. Gjithsesi, korrupsioni vazhdon të mbetet një problem, veçanërisht serioz në Shqipëri".
Kjo është e ndryshme edhe nga ajo që thotë kryeministri, sipas të cilit, raporti thotë që “perceptimi është i lartë, por korrupsioni është ulur”, edhe nga ajo që thotë opozita.
Mbi lirinë e mediave raporti shprehet:"Presion selektiv është ushtruar mbi media të orientuara nga opozita". Ju të “Shekulli”-t, duhet ta keni vuajtur vetë në kurriz këtë, kështu që nuk kam çfarë të shtoj këtu.
Mbi ekonominë e tregut, raporti thotë: "Funksionimi i ekonomisë së tregut mbetet seriozisht i shtrembëruar nga oferta e pasigurtë e energjisë, drejtësia e dobët, pasiguria në lidhje me të drejtat mbi pronat dhe ineficencat prezente në kuadrin ligjor për bizneset".
Në fakt, kot të tjerrim gjatë fraza dhe intepretime. Unë kam një pyetje për gjithë klasën politike: “Si ka mundësi që Shqipërisë nuk i ofrohet një perspektivë e qartë për statusin e kandidimit ndryshe nga sa i ofrohet Serbisë?”