Një leksion shembullor zgjedhor nga një demokraci 300-vjeçare
Sapo morëm një leksion shembullor zgjedhor nga një demokraci 300-vjeçare. U zgjodh një demokrat si Obama dhe falë mediave, e pamë sesi. Po demokratët tanë të dashur këtu në Tiranë? A e kanë përthithur ndopak konceptin “demokraci”?
Mua më duket se, me, ose pa dashje, ata po përthithin një sistem tjetër që fillon gjithashtu me “D”-ja, por që quhet don kishotizëm. Arritën po i këndojnë këngë edhe vetes. Këtë mision “halucinant” kanë marrë përsipër të na e shfaqin çdo ditë-natë në ekranet e televizioneve. Pashi zotin, a ka burra dhe gra që mund ta ndalin këtë idiotësi?
Ndoshta populli ynë është shumë larg protestave popullore, por më 2009-n, përballë kutisë së votimit, duhet të mendojmë për një moment që këtë krizë tonën, të përzier për fat të keq me krizën botërore, nuk mund ta zbusë një qeverisje prehistorike. Ne e kemi në dorë, së paku ta ndërrojmë. Nuk është e tepërt të themi “Yes, we can” (Po, ne mundemi).