Zbulohen 300 Picasso te panjohura
Rreth 300 vepra te panjohura te piktorit te famshem Pablo Picasso jane sekuestruar me 5 nentor ne banesen e ish-elektricistit te piktorit ne nje qytet ne jug te Frances. Mesatarisht vlera e pikturave te panjohura shkon rreth 60 milione euro ndersa ka nisur nje beteje ligjore mes elektricistit Pierre Le Guennec dhe trashegimtareve te artistit. Elektricisti kishte punuar per disa instalime ne tre nga shtepite e piktorit gjate tre viteve te fundit te jetes se ketij te fundit. Sipas tij ka qene vete Picasso dhe bashkeshortja e tij qe ia kane dhuruar ato vepra. Gjate janarit te ketij viti elektricisti 71-vjecar ka kontaktuar te birin e piktorit Claude ne menyre qe koleksioni i tij te vleresohej si autentik. Ne muajin shtator ata takohen dhe zbulohet se veprat i pikasin periudhes 1930-lsquo32. Me tu siguruar per autenticitetin e veprave te panjohura djali i piktorit denoncon tek autoritetet elektricistin. Sipas Claude i ati nuk bente asnjehere dhurata por edhe nese ndodhte linte shenje per ta vertetuar kete. Tashme koleksioni eshte konfiskuar nga policia deri ne nje sqarim te metejshem. Ne favor te elektricistit eshte vetem fakti se Picasso njihej si nje artist bujar e qe shpesh u dhuronte miqve dhe te njohurve vepra te tij.