Korrupsioni ne tendera rigjykim per ish-zyrtarin Spartak Gjini

Gjykata e Larte vendosi per gjykim te zakonshem jo gjykimit te shkurtuar. Detyre thirrja e nje deshmitari nuk u mor ne pyetje as nga akuza
Ish-sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Punes dhe Ceshtjeve Sociale do te rigjykohet per akuzen e korrupsionit ne Gjykaten e Tiranes por kesaj radhe jo me nje gjykim te pershpejtuar si heren e pare dhe nga nje tjeter trupe gjyqesore. Gjykimi do te jete i zakonshem dhe ish-zyrtari i larte do te kete mundesine te perballet jo vetem me ish-te pandehur te ketij procesi por edhe me kallezuesin dhe te tjere biznesmene qe pretendonin te perfitonin nga tenderi per te cilin ai akuzohet. Gjykata e Tiranes ka celur dje rigjykimin per te pandehurin Spartak Gjini nen akuze per Korrupsion pasiv pergjate tenderimit per rikonstruksionin e godines se kesaj ministrie. Ky rigjykim vjen pas prishjes se dy vendimeve te Shkalles se Pare dhe Apelit nga Kolegji Penal ne Gjykaten e Larte ne te cilat Gjini denohej me 2 vjet e gjashte muaj heqje lirie si dhe heqje te se drejtes per te ushtruar funksione publike per tre vjet. Se bashku me Gjinin dy gjykatat kishin shpallur fajtore per korrupsion edhe dy shtetas te tjere perkatesisht Llambi Tarka dhe Fiqiri Pali. Por Kolegji Penal i Gjykates se Larte ne vendimin e tij cmoi se duke qene se ishte bere gjykim i shkurtuar per ish-sekretarin e Pergjithshem ne ministri e njekohesisht edhe kryetar i komisionit te vleresimit te ofertave per prokurimet duhej konkluduar jo vetem me fashikullin hetimor por edhe ne marrjen e disa provave te tjera te kerkuara nga mbrojtja dhe qe nuk ndodheshin ne kete fashikull. Nje nga keto prova eshte nje deshmi e pa marre ndonjehere dhe qe pritet te jepet per here te pare ne kete proces ajo e shtetasit Reshat Zika i cili rezulton te mos jete pyetur as gjate hetimit. Gjithashtu deshmitare do te thirren edhe kallezuesi Apostol Prifti Rrok Gjoka Fatos Ngjela dhe Elio Jonuzaj.
Akuza
Gjate parashtrimit edhe nje here te akuzes ndaj ish-zyrtarit Gjini rrethanat ne te cilat ka ndodhur dhe tenderi per te cilin behet fjale prokurorja e ceshtjes kerkoi te administrohen edhe disa prova te rendesishme dhe te paperseritshme per akuzen. Sipas kerkeses per gjykim i pandehuri akuzohet se ne nje tender te bere ne vitin 2007 ne bashkepunim me nje anetar tjeter ne komision kane kryer nje sere veprimesh korruptive per te shpallur fituese nje firme te paracaktuar prej tyre. Sipas prokurorise i pandehuri Fiqiri Pali u ka kerkuar pretendenteve te mos hynin ne konkurrim pasi ishte vendosur tashme fituesi qe do te ishte ai. Kam dhene kafen per kete tender ndaj mos rri kot - u ka deklaruar Fiqiri Pali administrator i Derveni sh.p.k biznesmeneve te tjere. Madje sipas akuzes bashkipandehuri Pali ia ka kerkuar fillimisht kallezuesit Apostol Prifti te mos marre pjese ne tender dhe diten e tenderit edhe te tjereve se firma e paracaktuar ishte Siret Euroalbania me administrator Palin. Zyrtaret dyshohet se i kane kerkuar administratorit te shoqerise Derveni konkurrues qe te dale nga procesi i tenderimit dhe menyra se si e perjashtuan per kafen e shitur tregohet hap pas hapi ne bisedat e zbardhura nga ana e Prokurorise se Tiranes. Keshtu sipas organit te akuzes konkurrues ne tenderin e 14 shtatorit 2007 per rikonstruksionin e Qendres se Rehabilitimit te Viktimave te Trafikut ne Linze merrnin pjese kater firma. Po sipas akuzes Fiqiri Pali administrator i firmes Siret Euroalbania akuzohet se u ka bere te ditur konkurruesve qe te linin garen se fituesi ishte pikerisht ai. Pas terheqjes se tri prej firmave ne gare mbeten Siret Euroalbania dhe Derveni. Dy zyrtaret Gjini e Tarka akuzohen se kane nderhyre te firma Derveni qe te mos merrte pjese ne tender pasi duhet te fitonte firma Siret Euroalbania.
Tenderet
Rikonstruksioni i Qendres se Rehabilitimit te Viktimave te Trafikut ne Linze fondi 4 milione leke
Rikonstruksioni i godines se Ministrise se Punes Shanseve te Barabarta dhe Ceshtjeve Sociale 30 milione leke
Rikonstruksioni i qendres se rehabilitimit ne Durres fondi 27 milione leke