E Enjte, 5 Nëntor 2026

Publikimi i të dhënave, PD: Rama të japë dorëheqjen!

Partia Demokratike kerkoi sot doreheqjen e Kryeministrit Edi Rama. Nënkryetari i kësaj force politike Enkelejd Alibeaj tha se pas sistemit të patronazhisteve që u përdor në zgjedhje, publikimi i pagave është një tjetër skandal i asaj që e cilësoi Parti-Shtet.

“Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi për këtë skandal të përmasave të jashtëzakonshme! Si mbrojtësi dhe frymëzuesi kryesor i skemës së paligjshme të patronazhimit për blerjen e pushtetit, qeveria e tij ka ekspozuar ndaj kujtdo të dhënat e qytetarëve, përfshi pagën dhe vendin e tyre të punës.
Edi Rama sot duhet të japë Dorëheqjen! Drejtësia duhet të veprojë sa nuk është vonë! Një pushtet I vjedhur duke keqpërdorur  shtetin nuk duhet dhe nuk mund të mbahet dot gjatë në këmbë!”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›