Komisioni Hetimor për inceneratorët, Tabaku: PS bojkoton për të dhënë mbrojtje politike

Mbledhja e Komisionit Hetimor për inceneratorët është shtyrë për shkak të mungesës së deputetëve të partisë socialiste. Kryetarja e këtij komisioni, Jorida Tabaku, në një prononcim për mediat tha se po jepet mbrojtje politike duke bojkotuar mbledhjet e komisionit.
“Shqiptarët duhet të dinë se ku kanë shkuar 430 milionë euro të aferës së inceneratorëve.Partia Demokratike, unë dhe të gjithë anëtarët e Komisionit Hetimor, jemi të angazhuar t’i shkojmë deri në fund këtij grupi të strukturuar kriminal.” ka thënë Tabaku.