E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Serbia kapitull i mbyllur për Kosovën, nuk mund të pengojë integrimin e saj në BE

Në kushtet e një debate të ashpër politik në lidhur me çështjet e pronësisë së familjes së tij, presidenti i Republikës, Bamir Topi për t`u distancuar disi nga është larguar drejt Turqisë. Presidenti i Republikës i shoqëruar nga Zonja e Parë, Teuta Topi, dhe delegacioni zyrtar, me ftesë të Kryetarit të Bordit Drejtues të Universitetit “Ajdën” të Stambollit, njëkohësisht dhe President i Unionit të Universiteteve Euroaziatike kanë marrë pjesë në “Konferencën e Liderëve”të zhvilluar në Turqi. Kreu i shtetit shqiptar,është intervistuar edhe nga media vendase “Today`s Zaman”, ku ka komentuar pikëpamjet lidhur me bashkëpunimin mes dy vendeve.
 

Topi gjithashtu ka vlerësuar rolin e Turqisë në Ballkan dhe tha se marrëdhëniet dypalëshe mes saj dhe Shqipërisë, tashmë të forta, duhet që të konsolidohen edhe më tej."Mendoj se Turqia është në një pozicion të tillë që mund të luajë një rol shumë konstruktiv në Ballkan. Dhe në fakt, Turqia ka qenë duke luajtur një rol të tillë",ka theksuar Topi, ndërsa ka shtuar: "Marrëdhëniet tona politike janë jashtëzakonisht të mira”, theksoi ai më tej, duke kujtuar se ai si president ka kryer dy vizita zyrtare në Turqi. Ndërkaq, duke vërejtur se ekziston një bashkëpunim i jashtëzakonshëm edhe në fushën e ekonomisë, drejtuesi i shtetit shqiptar theksoi se vendi i tij i ka mirëpritur investitorët turq si `miq`.
 

I pyetur nëse Serbia, të cilës i dhënë statusi i kandidatit nga BE-ja në fillim të këtij muaji, mund të bllokojë progresin në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë, Topi u përgjigj se “nuk është e mundur që një vend i Ballkanit të imponojë parakushtet për t`u bërë një anëtar i BE-së. Kriteret e anëtarësimit në të, janë të qarta", theksoi Presidenti Topi. Gjithashtu Topi hodhi poshtë edhe perspektivat se kandidatura e Serbisë mund të dëmtojë në të njëjtën kohë edhe shanset e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian."Që nga viti 2008, Kosova ka qenë një shtet i pavarur. Unë nuk mendoj se statusi i kandidatit të Serbisë do të ndikojë në ofertën e Kosovës për anëtarësim në BE, për shkak se i tërë procesi po përparon nën mbikëqyrjen e tij. Dhe është një fakt tashmë që statusi i Kosovës është i pakthyeshëm. Askush nuk ka të drejtë për të bllokuar ofertën e anëtarësimit në BE të fqinjit të tij”, nënvizoi Topi.Presidenti Topi, u nderua me titullin “Dr. Honoris Causa” të Shkencave Politike nga Kryetari i Bordit Drejtues të Universitetit “Ajdën”, dhe njëkohësisht President i Unionit të Universiteteve Euroaziatike (EURAS).
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›